Burgu trëmb kriminelët. Ai që qëlloi me kallashnikov prokurorin dhe kriminelin arrestohet/ Policia nuk jep emrin!

0

DURRËS– Një person është ndaluar nga Reparti i Forcave Speciale si i dyshuar në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbetën tre të plagosur. Burime të rezervuara bëjnë me dije se ende nuk dihet identiteti i personit që është ndaluar por dyshohet se e ka ndjekur makinën e prokurorit para atentatit.

Ndërkohë mësohet se paralelisht kanë nisur kontrollet në Durrës dhe zonat përreth tij, Shijak, Sukth dhe Shkozet pasi dyshohet se janë pika ‘kyçe’ ku mund të jenë fshehur autorët e krimit.

Nga ana tjetër vetë prokurori Arjan Ndoja ka folur nga Spitali i Durrësit ku po merr mjekimin e nevojshëm pasi mbeti i plagosur me dy plumba dhe është shprehur se i ka njohur personat që e kanë qëlluar.

Atentati ndodhi  sot pasdite teksa prokurori Arjan Ndoja  po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit.

Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç bashkë me Aleksandër Lahon, që ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu