Sonte në “Xhenet”/ mXhenet zbulon se Arzu është e ëma, Arzu godet Melisëne shpullë, Kaja kërcënon me vrasje…

0

Xhenet shkon në vilën e Sojerëve. Sema përgjon bisedën mes Melisës e Arzus rreth sekretit. Orhan dhe Sema mendojnë se ajo ka ardhur për të vizituar Melisën. Xhenet falenderon Arzun që është përkujdesur për të dhe Melisa bëhet xheloze. Xhenet pyet Melisën rreth paralizës. Melisa bëhet nervoze. Xhenet i jep forcë Melisës. Melisa përkëdhel Arzun me qëllim që të bëjë Xhenetin të ndihet keq. Arzu sillet ftohtë me Melisën. Melisa shtiret si e sëmurë për të tërhequr vëmendjen e Arzus.

Selim e kupton se Kaja ka rënë në gjurmët e hakerit të tij. Pënar shikon fotografitë e Arzus që fsheh Kaja në USB. Pënar i përgjërohet për ndihmë Halilit. Kaja i tregon Pënarit se ka ndërmend ta përdorë atë kundër Selimit. Melisa bën Arzun të nidhet keq duke i thënë se e vërteta do të shkatërrojë edhe jetën e saj dhe të Mahirit.

Sema pyet Xhenetin rreth Kajas. Xhenet i rrëfen Semës se nuk ka ndërmend të rikthehet në kompani pranë Kajas. Xhenet kontrollon fshehurazi dhomën e Arzus dhe gjen në të vëthin tjetër të Xhavidanit. Ajo mbetet e shokuar dhe refuzon të pranojë realitetin. Xhenet shkatërron dhomën e Arzus dhe largohet nga vila me vrap. Arzu
shqetësohet kur shikon gjendjen e Xhenetit. Xhenet qan e vetmuar në mes të rrugës. Halil ndërhyn tek Kaja për të liruar Pënarin dhe vajzën e saj. Selim përgjon bisedën e Halilit me Kajan. Halil shpreh pendesën për bashkëpunimin me Kajan. Ai akuzon Kajan se ka përdhunuar Xhavidanin.

Kaja i drejton armën Halilit dhe e kërcënon me vrasje. Selim kupton gjithçka. Lagjia shikon Xhenetin duke qarë në derën e shtëpisë. Xhenet telefonon Selimin, por ai nuk gjen guximin t’i përgjigjet dhe t’i tregojë të vërtetën.
Arzu tenton të telefonojë Xhenetin, por ajo nuk i përgjigjet. Melisa fillon të kërcejë në dhomë me kufje në vesh, pasi mendon që nuk ka njeri në shtëpi. Ajo kyç derën. Arzu shqetësohet pasi mendon se Melisa po tenton të vetëvritet.

Melisa nuk dëgjon asgjë prej kufjeve. Arzu hap derën me dhunë, por shokohet kur gjen Melisën duke kërcyer në dhomë. Arzu godet Melisën me shpullë, pasi kupton që gjithçka ka qenë një tjetër plan kundër Xhenetit. Melisës i thyhet zemra kur Arzu mburr Xhenetin, ndërsa e quan Melisën të padenjë për të qenë e
bija. Xhenet shkon në pazarin e lagjes në kërkim të Mukadesit dhe bërtet si e çmendur. Mukades i shkon pranë sapo i dëgjon zërin. Xhenet pyet Mukadesin nëse Arzu është vërtetë nëna e saj. Mukades pohon me lotë në sy.

Xhenet vajton me të madhe dhe nuk e lejon Mukadesin t’i qëndrojë pranë pasi ajo ia ka fshehur të vërtetën.
Arzu i kujton Melisës se Xhenet është tërësisht e pafajshme. Melisa akuzon Arzun se po e bën të vuajë prej gabimet e saj. Mukades shfajësohet duke i thënë Xhenetit se ia ka fshehur të vërtetën për të mos e mërzitur. Xhenet mohon Arzun si të ëmën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu