Gabimi në serialin “Bixhoz me dashurinë” që askush nuk e kapi

0

Seriali “Bixhoz me dashurinë” është ndër të preferuarit e publikut dhe historia e vëllezërve Oberoi i ka tërhequr të gjithë. Mirëpo ashtu si në shumë seriale, edhe tek ky, kanë ndodhur gabime. Një prej tyre ndodhi në episodin kur Anika shkoi në takim me Samarin, vëllain e Ragnit.

Atë ditë si kurrë më parë, Anika u vesh me fustan modern, taka dhe çantë të kushtueshme. Në momentin kur Anika zbriti nga makina u shfaq me një palë taka ngjyrë bezhë, por teksa ecte drejt lokalit dhe fliste me Rudrën, aktorja u shfaq me një palë taka të tjera. Pasi hyri në lokal Anika u shfaq sërish me takat e mëparshme. Kuriozë jemi të dimë pse i ka ndryshuar takat aktorja. revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu