Melisa merr përgjigjen e ADN-së, Xhengiz zgjohet nga koma, ja ç’do ndodhë të hënën

0

Mahir shkon në dyqanin e Kajas dhe e pyet për marrëveshjen që ka bërë me Xhengizin për shitjen e pronave. Kaja i thotë Mahirit se e ka paguar Xhengizit me para në dorë. Mahir dyshon se Kaja nuk mund ta paguajë një shumë aq të madhe me para në dorë. Kaja i tregon se kjo është etika e tij e punës dhe e kërc*non. Melisa pyet Arzun nëse është penduar që e çoi Xhenetin në b*rg.

Arzu mundohet të anashkalojë bisedën dhe nuk e pranon fajin. Kaja telefonon Arzun dhe i kërkon të takohen. Melisa e përgjon dhe ndjek Arzun. Mukadez shkon për vizitë në shtëpinë e Nilgynit. Selim është i mërzitur që ai dhe Xhenet nuk kanë kohë për njëri-tjetrin.

Xhenet e siguron që çdo gjë do kalojë dhe se ajo do jetë gjithmonë pranë tij. Kaja i tregon Arzus për tokat që mori nga Xhengizi duke e kërcënuar me fotografitë. Arzu shqetësohet. Kaja e siguron se ai vetë nuk do i tregojë asgjë Mahirit por Xhengizi mund ta bëjë nëse zgjohet.

Melisa i sheh nga larg Kajan dhe Arzun. Kaja i kërkon Arzus të vr*së Xhengizin por ajo i thotë se nuk mund ta bëjë. Kaja e kërc*non se do i tregojë Xhenetës të vërtetën dhe Mahirit do i tregojë kush ja vr*u babain. Kaja largohet duke e lënë Arzun të frik*suar. Mahir i tregon Selimit për shitjen e pronave që ka bërë Xhengizi. Selim nxehet.

Orhan i thotë Selimit se Xhengiz për këtë arsye ka vr*rë veten. Selim dhe Orhan zihen. Arzu merr një telefonatë nga spitali. Atë e informojnë se Xhengizi ka hapur sytë. Arzu shkon atje dhe mëson se Xhengizi nuk është më në rrezik për jetën. Melisa merr përgjigjen e ADN-së dhe mëson se Xhenet është vërtet motra e saj.

Selim shkon në dyqanin e Kajas dhe sheh pist*letën e tij mbi tavolinë. Selim ja vendos pist*letën në kokë dhe e pyet nëse ka q*lluar Xhengizin. Kaja e mohon. Halil i gj*an Selimit dhe shpëton Kajan. Selim bie pa ndjenja.

Halil njofton Kajan se Xhengizi është zgjuar. Arzu nuk arrin ta vr*së Xhengizin pasi në atë moment vjen Xhenet. Xhenet pyet Xhengizin kush është e ëma. /revistawho

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu