Frymoj

0
Shkruan Veronikë Shkreli Pepushaj
Frymoj
Frymoj ende, shkoj n’fillesë,
Gjallë vashdoj t’ndjekë c’do hap,
Që në krye të herës që ti fillove,
T’gjithë menduan se dic po bën,
Ti u shpalose me djallëzi,
Ne veten tënde nje artist
Filluan t’panë me shumë dashni,
Shumë harruan, dhe përkatesinë,
Sa, gjallë jam, e lodhur m’ke,
Zvarrë ka ditë, duke ecur jam,
S’ke lënë qoshe pa vënë dorë,
Gjithfarë formash ke perdorë,
Me ke dobsu e jam pa qef,
E jam ka mbetem fillikat,
Kanë hapë dyert anë e mbanë,
Bijtë e mi, n’gji duke i marrë,
Me pleqni, më mbeti pragu,
Me deshirë ti, me m’vjetru,
Ku ofshamat po më mbysin,
Për rininë, që më janë largu,
Keta bijtë, që i ke nda n’veti,
I hallakatë, tek një lakmi,
Vënë dorë,krejtë pa mëshirë,
E s’po më lënë, asnjë të mirë,
Rrenë,hajni, mashtim, djallëzi,
Krejtë tradhti e te pa besë,
Më coroditët ne kater qoshet,
Jam lodhë keq, bërë me dekë,
Ne jetë jam,e gjallë kam mbetë,
Duke pa nënat, me lot ne faqe,
Duke u plakun ne vetmi,
S’po mendojnë fukarallekun,
Por s’po shohin, femijtë me sy,
Loti i tyre, e malli i fortë,
U bafshin re,ne qiell me dalë,
U grumbollofshin ne nji rrufe,
Shkrept n’punët tuaj, o t’pa fe,
T’tanë c’ka vute doren, për keq,
Mbi këtë truall, a mbi këtë dhe,
Marrshi hakun qe e keni hak,
Më, larg qoftë me u pase nder ne.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu