Zbulohet paga vjetore e Princit William, shuma e rënë dakord 700 vjet më parë

0
Britain's Prince Harry (L), Duke of Sussex, and Britain's Prince William (R), Prince of Wales arrive to mount a vigil around the coffin of Queen Elizabeth II, draped in the Royal Standard with the Imperial State Crown and the Sovereign's orb and sceptre, lying in state on the catafalque in Westminster Hall, at the Palace of Westminster in London on September 16, 2022, ahead of her funeral on Monday. - Queen Elizabeth II will lie in state in Westminster Hall inside the Palace of Westminster, until 0530 GMT o

Së fundmi është publikuar një raport financiar i familjes mbretërore britanike në të cilin zbulohet se sa pagë vjetore merr William, Princi i Uellsit.

Sipas raportit të lartpërmendur, William merr një pagë vjetore prej gati gjashtë milionë paund.

Të ardhurat e tij u rregulluan që në vitin 1337 nga Karta e Madhe e Mbretit Eduard III, me të cilën mbreti ia la të ardhurat nga Dukati i Cornwall djalit dhe trashëgimtarit të tij të madh. Shkurtimisht, 700 vjet më parë titulli i Princit të Uellsit erdhi me një përfitim të madh financiar, dhe vazhdon edhe sot.

Paga mblidhet nga të ardhurat vjetore neto nga pronat, investimet, si dhe nga dhënia me qira e pronave në pronësi të Kurorës. I njëjti rregull zbatohej për Mbretin Karli III kur ai ishte një princ.

Një pjesë e madhe e shpenzimeve të familjes mbretërore mbulohet nga xhepat e taksapaguesve dhe kjo taksë quhet Mbështetja e Shtetit. Ata janë paguar 86.3 milionë paund vitin e kaluar, që do të thotë se familja mbretërore i kushton çdo tatimpaguesi 1.29 paund në vit.

Por vetëm Princi i Uellsit ka të drejtën e të ardhurave fitimprurëse nga Duka i Cornwall. Princi William financon kështu shpenzimet e jetesës së familjes së tij, gruas së tij Kate, Princeshës së Uellsit dhe tre fëmijëve të tyre: George nëntë-vjeçar, Charlotte tetë-vjeçare dhe Louis pesë-vjeçar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu