Yuri Kim e korruptuar?/ Presidenti i Republiokës: Jam ankuar në Shtëpinë e Bardhë

0

Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën e tretë, për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta. Ndërsa në përfundim të seancës, Gjykata Kushtetuese tha se sipas ligjit, vendimi do të shpallet për 30 ditë.

Ndërkohë, sot Presidenca ka zbardhur përgjigjet e 72 pyetjeve, të dërguara nga Gjykata Kushtetuese.

Ajo që bien ë sy është edhe përgjigja e Metës, lidhur me akuzat për korrupsion ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim, për të cilën Meta pranon se është ankuar në Shtëpinë e bardhë.

“Presidenti i Republikës kurrë nuk ka marrë asnjë shqetësim zyrtar nga asnjë partner ndërkombëtar për sjelljet apo aktet e tij.

Presidenti, shqetësimet e tij për sjellje jo korrekte të diplomatëve të caktuar, ua ka shprehur zyrtarisht atyre, duke vënë në dijeni po zyrtarisht edhe vendet apo organizatat që ata përfaqësojnë.

Presidenti i Republikës nuk ka ndërhyrë kurrë në kompetencat e asnjë përfaqësie diplomatike dhe të asnjë vendi partner, por për fat të keq, ka patur diplomatë të caktuar që publikisht kanë vënë në diskutim dekretet e Presidentit, duke marrë hapur anën e mazhorancës në kapjen e sistemit të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese”.-thuhet në përgjigjen e Metës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu