Vota për listën e PD-së në Shkodër, votë për shtëpinë tonë dhe për avokatët e saj

0
Shkruan Qamil Gjyrezi
I nderuar Kryetarë i PD-së Z. Enkelejd Alibeaj I nderuar Kryetari i PD-së dega Shkodër Z. Xhevdet Amuli E nderuar anëtare e kryesisë së PD-së në Tiranë Z. Taulanda Jupi. Të nderuar demokratë shkodranë, pjesmarrës në këtë takim historik. Të nderuar kandidatë të listës së PD-së për Bashkinë e Shkodrës Jam i nderuar që jam pjesë e listës së PD-së për Këshillin Bashkiak të qytetit të Shkodrës. Kam 33 vite që kam kontribuar në politikë në PD. Kjo listë nuk është thjeshtë një skuadër, por një trupë politike me personalitete të të gjitha fushave, me programe të së djathtës moderne.
Lista e PD-së do të jetë avokatja e Shkodrës e parave publike, e rritjes ekonomike, kulturore, arësimit, turizmit dhe infrastrukturës. Lista e PD-së përfaqëson personalitete që do të lënë pas zhvillimin anarkik 33 vjecarë ekonomik, kulturorë të Shkodrës, për të besuar dhe punuar që edhe Shkodra të integrohet në BE. Këta zgjedhje sic shprehet Zoti Alibeaj janë historike, mbasi do të shënojnë ringritjen e PD-së Ajshtajni deklarone se “Lavdia më e madhe në të jetuarit nuk qëndron në të mos rrëzuarit kurrë, por në ngritjen sa herë që rrëzohemi.” PD është partia e vetme perëndimore euro-atalantike dhe atdhetare në Shqipëri. Në PD nuk do të fitojë sot linja anti perëndimore e anti-amerikane. Kështu e patën vendosur demokratët dhe të rinjtë, ish-të persekutuarit e regjimit komunist dhe të djathtët që në vitin 1991 dhe shqiptarët kur pritën në sheshin Skënderbeu Z James Baker. Në 33 vite në Shkodër, pseudo demokratë dhe pseudo të persekutuar, të kryesuar Nga Jozefina Topalli, Lorenc Luka dhe Astrit Bushati, e më pas Voltana Ademi i shitën interesat e shtresës së tyre për intersa personale dhe familjare në shërbim të personit non-grata Sali Berisha.
Në vitin 2013 ish-drejtorë të korruptuar të PD-së 2005-2013, që shpërdoruan paratë publike dhe tendera korruptivë, duke u frigësuar nga reforma në drejtësi, sot në Foltore, kanë bashkëpunuar me Edi Ramën. Prandaj mbështes ligjin për dekriminalizimin, lustracionin dhe hapjen e dosjeve, për të njohur me ligj me të kaluarën në art dhe kulturë. Kam marrë pjesë në një diskutim në parlament, i ftuar nga Zoti Alibeaj për lustracionin. Edi Rama Rilindja dhe oligarkët duan të ‘cimentojnë’ korrupsionin galopant, të zhdukin gjurmët me beton dhe cimento, sic bënte mafia siciliane! Sali Berisha non grata dhe Ilir Metaj kërkojnë të zhdukin PD-në perëndimore, kur atyre nuk u hapet asnjë derë në perëndim. PD zyrtare po zhvillon një fushatë dinjitoze dhe është e ardhmja e Shqipërisë dhe e djatha modene. Prandaj PD perëndimore duhet të marri frymë dhe të jetë gjallë përtej, Sali Berishës dhe berishistëve. Sot është momenti më historik të lëmë pas të shkuarën 33 vjecare pa Berishën dhe berishizmin drejt perëndimit për të ardhmen e të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve dhe integrimin e vendit në BE. Nuk është e ardhmja Edi Rama, Ilir Metaj dhe Sali Berisha. Kjo ‘triniti’ është e shkuara e Shqipërisë. Personalisht vi nga fusha e kulturës, psikologjisë dhe e muzikës. Kam pasë nderin që që vitin 2005 në këshillin bashkiak të jemë pjesë e projektit për zhvillimin ekonomik dhe kulturorë të qytetit të Shkodrës me mbështetjen e SHBA-ve.
Ky projekt shpesh është shoqëruar në këta vite me politika të pa qarta kulturore për Shkodrën, klientelizëm, korrupsion dhe politika personale, por disa projekte janë realizuar. Në institucionet e kulturës dhe në drejtimin e kulturës në Shkodër, ka ish-drejtorë të komunizmit, ish drejtues që kanë mbarur për ekonomi politike, marksizëm dhe individë pa asnjë kontribut në art, pjesë e klaneve në Shkodër. Prandaj më këtë takim historik, krahas projektit politik për ndryshimin e Shkodrës do të prezantoj 6 pika për të ardhmen e muzikës në qytetin e Shkodrës: 1. Themelimi i çmimit PRENK JAKOVA për kompozimin më të bukur të vitit nga autorët shkodranë. 2. Krijimin e pavionit ose muzeut të krijuesve të mëdhenj të muzikës shkodrane: Palok Kurti, Martin Gjoka, Mikel Koliqi, Frano Ndoja, Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Gjon Simoni, Simon Gjoni, Gjon Kapidani etj. 3. “Ahengu shkodran” është shpallur nga Ministria e Kulturës si KYEVEPER E TRASHEGIMISE SHPIRTERORE KOMBETARE. Duhet që Bashkia të organizojë një aktivitet teoriko-muzikor për ruajten e Ahengut dhe të mbështesë dokumentimin e të gjitha elementëve të tij. 4. Dhënien e statusit “artist i bashkisë Shkodër”, disa artistëve të shquar shkodranë që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në Shkodër. 5. Krijimin e turit turistik “Vendet e muzikës shkodrane”, ku vizitorët do të njihen me ndërtesa, figura e ngjarje me rëndësi për muzikën në Shkodër. 6. Ruajtjen e vlerave të shkollës artistike ‘Prenkë Jakova’ dhe kthimin në Konservator për muzikë. E kam konsideruar pjesmarren në 33 vite në politikë si mision! Prandaj ndihem i nderuar që jam pjesë e një beteje politike historike, që mendoj të fisnikëron në shërbim të Shkodrës dhe Shqipërisë! Një prej qëllimeve të mia, që kam marrë pjesë në politikë, ka qënë për të mos lënë medikorrit, inferiorët, të shantazhuarit, ‘marifetxhitë’ të drejtojnë Shkodrën.
Mediokrrit, inferiorët janë ata që korruptohen dhe shpërdorojnë paratë publike, në kurriz të zhvillimit dhe dizintegrimit të Shqipërisë. Në këtë kontekst po citoj Platonin para 2400 viteve kur deklaronte: “Një nga ndëshkimet e refuzimit për të marrë pjesë në politikë, është se përfundon duke u qeverisur nga inferiorët tuaj.” Jepeni votën tuaj për kandidatët e listës e PD-së Shkodër dhe mos votoni listën e ‘balozit’ të korrupsionit Ilir Metaj në Shkodër. Ilir Metaj është i gatshëm mbas 14 majit të bashkëpunojë me Edi Ramën për të vazhduar mandatin e 4-të, sic ka bërë në vitin 2013. Mbas datës 14 maj duhet të punojmë për ringritjen e PD-së dhe mbas 14 Majit duhen zgjedhje të reja të parakohëshme parlamentare, sepse Shqipëria është në një krizë të thellë politike, ekonomike dhe mbi të gjitha krizë e besimit. sidomos të rinjtë! Zgjedhjet vendore të Majit 2023, nuk e zgjidhin krizën e thellë në Shqipëri, sepse ka elementë patologjikë! Në të kundërtën organizimi i PD-së për zgjedhjet e vitit 2025 është një mision atdhetarë, për të sjellë të djathtën në pushtet dhe për të larguar Edi Ramën dhe të gjithë të korruptuarit në 35 vite! Votoni për Shkodrën shtëpinë tonë dhe për avokatët e parave publike dhe personalitetete listës së PD-së në Shkodër! Fjala e mbajtur në kinema ‘Millenium’ me rastin e celjes së fushatës për zgjedhjet lokale 2023.
Open photo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu