Vazhdon loja në drejtësi/ Prapë shtyhet seanca për Fredi Belerin

0

Këtë të martë është shtyrë sërish seanca për Alfred Belerin më datë 24 tetor. Shkak u bë zëvendësimi i gjyqtares Etleva Deda me Flora Hajredinaj. Kjo e fundit kërkoi kohë të njihej me dosjen në ngarkim të Belerit e Pandeli Kokaveshit.

Beleri nuk ishte i pranishëm, ndërsa në seancë ishin prezentë përfaqësues të ambasadës greke. Në seancën e parë në Gjykatën Posaçme, që u mbajt të enjten e kaluar, Beleri nuk pati asnjë qëndrim përballë trupit gjykues, por preferoi të mbrohej nga avokatët.

Avokatët kërkuan të shpallen të pavlefshme aktet e prokurorisë së Vlorës që nisi hetimet për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Po kështu ata pretenduan se, Prokuroria e Posaçme nuk i ka vënë në dispozicion përgjimet dhe pamjet filmike ku agjentë të operacionales kanë mbajtur nën vëzhgim për disa ditë Alfred Belerin që garonte në zgjedhjet lokale nën siglën e koalicionit “Bashkë fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu