Tronditëse, Feride gjen vajzat e jetimores pajetë, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Feride i fton vajzat të flenë në shtëpinë e saj. Ato më në fund janë të lumtura por kjo lumturi nuk zgjat për shumë gjatë. Mafia i është vënë pas Songylit dhe Meralit. Ata futen fshehurazi në shtëpinë e Ferides dhe qëllojnë me armë të gjitha vajzat. Feride tronditet kur i sheh vajzat të lara në gjak.

Vajzat dërgohen me urgjencë në spital. Mesude nuk heq dorë nga Kemali edhe pasi mësoi të vërtetën. Kader arrin të shpëtojë dhe kërkon me ngulm mikeshat e saj. Feride dhe Toprak nuk i tregojnë dot çfarë ka ndodhur me to.

Feride shpërthen në lot dhe fajëson veten për ngjarjen e rëndë. Kader mëson se Songyl ndodhet në gjendje të rëndë dhe kërkon për të në të gjithë spitalin. Kader tronditet kur e sheh Songylin teksa i bëjnë elektroshok për ta rikthyer në jetë. Feride kupton që vrasjen e kanë bërë personat që ndiqnin Songylin dhe Meralin./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu