Tabaku flet pas takimit me ambasadoren Kim në KQZ: Të qëndrojmë larg çdo influence të mundshme, qoftë nga Rusia apo Irani

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka thënë se partitë politike në vend duhet të qëndrojnë larg çdo influence të mundshme.

Pas takimit me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim në ambientet e KQZ, Tabaku dha një prononcim të shkurtër për gazetarët.

“E rëndësishmë është që të ketë transparencë dhe të qëndrojmë larg çdo influence të mundshme, të Kinës apo Rusisë apo Iranit. Do t’ju sqarojë ambasada për gjithçka me një deklaratë, mos u shqetësoni”, deklaroi Tabaku, ndërsa ambasadorja Kim u largua pa folur për mediat.

Takimi i përfaqësuesve të partive të mëdha në vend, me Kim dhe kreun e KQZ, Celibashin, vjen vetëm një ditë pas raportit amerikan se PD e Shqipërisë është mes dhjetra partive në mbarë botën që kanë marrë fonde nga Rusia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu