“Broja më pyeti për Napolin”, zv.trajneri i Shqipërisë zbardh prapaskenat e merkatos

0

Merkatoja e verës për sulmuesin e Kombëtares, Armando Broja ishte e mbushur me pikëpyetje lidhur me të ardhmen e tij, me 21-vjeçarin që zgjodhi qëndrimin te Çelsi.

Lidhur me këtë temë ka folur dhe zëvendëstrajneri i Kombëtares,Serxhio Porrini i cili në një intervistë për “Calcio Napoli 24”, ka rrëfyer se Broja e kishte pyetur për transferimin te napoletanët.

“Kishte interes, më ka pyetur rreth klubit dhe qytetit të Napolit. I thash vetëm gjerat të mira sepse nëse e zgjidhte do të shkonte në një klub me ambicione. Futbolli italian për sulmuesit është gjithmonë i vështirë sepse është gjithmonë i vështirë sepse është taktik.

Reja me shumë mundësi i ka dhënë këshilla më të mira sepse ka jetuar në Napoli, por unë shpresoja vërtetë ta shihja Brojën me këtë fanellë.”, u shpreh Porrini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu