SPAK-u gati sekuestrimin e vilave shumë milion dollarëshe të pushtetarve hajdutë në Gjirin e Lalzit

0

Gazetari Adriatik Doçi u shpreh se Gjiri i Lalëzit është një provë krimi për SPAK.

Doçi u shpreh në atë zonë janë investuar të gjitha paratë e korrupsionit dhe të drogës në Shqipëri.

“Te Gjiri i Lalëzi kanë vila përfaqësues të të gjitha grupeve në Shqipëri. Edhe përfaqësues të biznesit, mediave. Është mbledhur një lloj oligarkie dhe është blinduar aty. Një zonë e gjitha provë krimi për SPAK-un.

Aty është shumë e vështirë për të depërtuar. Reagimi i forcave policore, është i menjëhershëm, agresiv dhe i dhunshëm nëse afrohesh. Pse nuk lejohet të hysh? Sepse është zonë krimi.

Aty janë investuar të gjitha paratë e korrupsionit dhe të drogës në Shqipëri. Ndryshe do të ishte një zonë kaq e izoluar. Është simbol i produktit të korrupsionit 30 vjeçar në Shqipëri.

Prandaj lakohet kaq shumë. Është produkt i korrupsionit të lartë, i atij elitar. Të gjitha paratë që i janë vjedhur taksapaguesve shqiptarë, të gjitha pronat që janë plaçkitur në Shqipëri, janë kthyer në para dhe investuar te Gjiri i Lalëzit. Ndaj mbrohet si të ishte një zonë ushtarake”, u shpreh Doçi në emisionin Java.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu