SPAK, kujdes radhën, mortja marrtë mbarë!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

E pa pritur do të ishte, nëse Ilir Meta del nga rradha.

Pamfleti, është e vetmja media që ka mbajtur shënime në gëzime e hillërime emocionesh e tensionesh, mes ambasadës amerikane dhe gërvishtësve të disiplinës, në rradhën për burg të 4 Klaneve Mafioze, që kur ambasadori Donald Lu, ua vuri fotogranë në “shtyllën” e fshatit.

Fat që 4 Klanet i kemi njërin më të fortë se tjetri, se ndryshe do bëhej rrëmujë e madhe e mortja nuk do merrte mbarë.

Përfytyroni, nëse pas Sali Berishës, Altin Dumani do të thyente kutinë prej qelqi të inceneratorit të Tiranës, do të shkurtonte “mjekrën” e Ndranghetës, apo, mos qoftë larg dita, të varte në çengel të SPAK-ut dosjet e deprimuara të vëlla Olsit, “zorrët” e dosjes McGonigal e skandalet financiare të AbiBank, si do ta hillte Familja Meta vallen e fitores?

Beteja e Pirros, do të mblidhte vetëm asamblenë e fraksioneve minorene të intonacioneve të gjuhës që do të lëpinte floririn e Krrabës, dhe do u ngulte thimthin në grremç dokumenteve të Donald Lu-së.

Iluminizmi, si teori e hajdutëve tanë, i ç’temperon sjelljet dhe i ngulë levat e ligjit në melankoli mjedisore.

Mes për mes humbjeve kolektive, se vetëm ato njeh fshati ynë, Sali Berisha e humbi rrugën që nisi krah për krah me ambasadorin William E. Ryerson në vitin e largët 1991, kur u nisëm për Europë me gomar të Nastradinit.

Saliu u rrëzua në përrua, por gomarit ende i flet rusisht në vesh Babloku.

Bagloshi ynë, ka ndezur zjarr me bajga, jo vetëm në shtëpinë e ligjit këtu ku hajdutët shtyhen me bërryla për rradhën e burgut, por edhe atje, në Shtëpinë e Bardhë, prej ku përkunden shpresat për rregullin e parimit të lashtë romak, “herët apo vonë, gjëja e huaj shkon tek i zoti”.

Vetë Zoti, mbi eprorët tanë, ka lëshuar komandë, në rresht për burg zotërinj hajdutë!

Vërtetë këtu ka pikë çuditëse, po për ne që mbajmë shënime pa hile e nuk mpleksemi me mafien, nuk ngjall fare habi./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu