SPAK, ja dokumentat që implikojnë Veliajn në inceneratorin e Tiranës

0

Monika Kryemadhi ka publikuar edhe një herë dokumentat që implikojnë Erion Veliajn në aferën e inceneratorit të Tiranës, që nga përgjigjia që kryebashkiaku i dha Alqi Bllakos, deri në miratimin e kontratës nga Komisioni për Koncensionet. “Erion Velija në çdo studio dhe komunikim me mediat është shprehur Bashkia Tiranë paguan 29 euro për ton dhe nuk ka qenë pjesë e procedurës koncesionit innceneratorit Tiranë” shkruan Kryemadhi, duke nxjerrë dokumentin që mban firmën e tij dhe që i hapi rrugën nënshkrimit të kontratës.
1. Tiranë, më datë 27.03.2017 Erion Veliaj në përgjigje të kërkesës nga Ministria e Mjedisit për miratimin e plan-fizibilitetit për ndërtimin e inceneratorit Tiranë, shprehet parimisht dakort për rolin e Bashkisë Tiranë (kupto angazhim financiar për të kryer pagesa), referuar studimit të fizibilitetit.

Pergjigjia e Veliajt per Alqi Bllakon ne lidhje me procedurat per inceneratorin

2. Referuar shkresës nr.8275/1 prot. 27.03.2017, me anë të së cilës Erion Veliaj në rolin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë është shprehur parimisht dakord për rolin e kësaj bashkie referuar studimit të fizibilitetit, Arben Ahmetaj pasi Bashkia Tiranë merr përsipër financimin sipas studimit të fizibilitetit shprehet “pa koment për sa kohë financuesi dhe përfituesi kryesor është Bashkia Tiranë”.

Aprovimi pa koment nga Arben Ahmetaj

Aprovimi pa koment nga Arben Ahmetaj
3. Komisioni me objekt dhënie koncesioni/PPP “Ndërtim Landfilli, Inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve egzistuese Tiranë”, vijom punën pasi merr dakordësinë e Bashkisë Tiranë për vazhdimin e procedurave referuar studimit të fizibilitetit dhe miratimin nga Ministria e Financave ku shprehet pa koment përderisa financuesi dhe përfituesi është Bashkia Tiranë.

Kerkesa e antareve te Komisionit per vendimin e Keshillit Bashkiak

4. Në Gusht të vitit 2017 komisioni i koncesionit ka përzgjedhur fituesin “Integrated Energy BV SPV”. Një nga anëtaret Valbona Ballgjini kërkon që Bashkia Tiranë kërkon që Bashkia Tiranë të miratojë me VKB angazhimin financiar, para se të lidhet kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe Koncesionarit. Vemë në dukje se Erion Veliaj kishte dy përfaqësues në këtë komision, Taulant Tushën dhe Namik Simixhun, dhe ata duke vepruar si përfaqësues të emëruar nga Veliaj kanë dhënë dakordësinë për të vijuar me procedurën e koncesionit pa kërkuar miratimin paraprak me VKB të angazhimit financiar të Bashkisë Tiranë, siç kishte sygjeruar komisioni.

antaret e Komisionit me dy perfaqesues nga Bashkia e Tiranes

Antaret e Komisionit me dy perfaqesues nga Bashkia e Tiranes
Erion Velija ne cdo studio dhe komunikim me mediat eshte shprehur Bashkia Tirane paguan 29 euro per ton dhe nuk ka qen pjes e procedures koncesionit innceneratorit tirane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu