Jo vetëm turp jo, por neveri!

0

Shkruan Eva Vatoci

Jo vetem turp jo, por neveri!
Une natyrisht qe mundohem te jem ne krahun e te drejtes e arsyes ne reagimet e mija. Nuk me pengojne as gjykimet e per me teper paragjykimet. Kushdo me njeh e din se nuk jam strikt feministe ndonese e mendoj qe bota ka shkuar mbrapsht qe nga epoka e lashte kur Matriarkati (burri shkonte te shtepia e gruas dhe ajo ishte zonje shtepie) u zevendesua me Patriarkatin.
Qe atehere kane kaluar shekuj. Bota iku perpara me ligje e kulture. Ne fatkeqesisht jo vetem ngelem ne patriarkatin e lashte por po ndertojme piken e erret ne perendim sa i perket kriminalitetit ndaj vajzave e grave. E kjo jo vetem ne Atdhe ku kercet ç’do dite plumbi, thika, sopata e lopata ne kokat e nenave ne sy te femijeve e vajzave, por dhe ne perendim ku shqiptaret shkuan per jete e civilizim me te mire.
Ndaloni per hir te Zotit se vetem Perendia eshte zoterues e pronar i kozmosit dhe burracaket drogaxhinj, pijanec e bixhozxhinj qe marrin jeten e dhjetra grave e vajzave ç’do dite.
Por ju lutem me degjoni…jemi dhe ne stimuluese dhe inkurajuese ne dhunen e vrasjen ndaj nesh. Sepse tolerojme e nuk denoncojme, ndaj kurre te mos lejoni as fjalen e dhunes se fjala e toleruar perfundon jo vetem ne dhune po dhe ne vrasje!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu