Gjyqtari dëshmon kundër Xhihanit. Arzu falenderon Selimin që ka ndaluar martesën e saj me Xhihanin. Xhihan telefonon Arzun për t’i treguar se ka rrëmbyer Xhenetin dhe Melisën. Melisa i kërkon falje Arzus për herët që nuk i është bindur dhe i lutet për ndihmë Selimit. Ozlem shpërngulet në dhomën e Arzus me lejen e Mahirit. Selma nxehet dhe i rikujton Mahirit tradhëtinë e Ozlemit. Mahir e siguron Selmën se Ozlem nuk është më partnerja e tij. Ozlem ka një plan për të rifituar Mahirin. Arzu fajëson Kajan për rrëmbimin e vajzave.
Xhihan dërgon vajzat në një zonë të braktisur dhe hedh telefonin e Melisës në pyll. Kajan e arrestojnë. Xhenet thyen kyçin. Xhihan kërcënon ta vrasë, por Melisa vetësakrikohet duke mbajtur në krahë Xhenetin. Policia sinjalizon telefonin e Melisës. Kaja i lutet Arzus ta informojë rreth gjendjes së Xhenetit, por ajo e injoron. Xhihan dërgon vajzat në një banesë të braktisur. Selim dhe Arzu mësojnë se makina është braktisur në pyll dhe se policia do të tërhiqet së kërkuari natën. Melisa dhe Xhenet shtiren sikur kanë nevojë të shkojnë në tualet dhe tentojnë të arratisen prej Xhihanit. Xhenet nuk arrin të vrapoj prej këmbës dhe i kërkon Melisës të largohet e vetme. Melisa fshihet,
ndërsa Xhenet vetësakrikohet duke u përballur me Xhihanin.
Xhihan kërcënon Melisën se do të vras Xhenetin nëse ajo nuk vetëdorëzohet. Melisa zgjedh t’i shpëtojë jetën Xhenetit. Arzu ngushëllon Selimin duke i thënë se Xhihan nuk ka në plan të vras vajzat, por vetëm t’i lëndoj ata. Melisa i rrëfen Xhenetit se preferon të vdesin sëbashku mbi shpëtimin vetëm të saj. Arzu i jep Mukadesit lajmin e rrëmbimit të Xhenetit dhe të dyja qajnë të dëshperuara.
Xhenet dhe Melisa përkujdesen për njëra tjetrën me dashurinë prej motrash. Melisa rrëshqet dhe përdredh këmbën. Xhihan tenton të qëllojë Melisën me armë, por Xhenet e shpëton. Xhihan dërgon Xhenetin dhe Melisën në një zonë bregdetare të braktisur.
Arzu i jep Mahirit dhe Semës lajmin e rrëmbimit të Melisës. Mahir fajëson Arzun për rrëmbimin e Melisës.
Sema mbron Arzun para Mahirit duke i treguar atij se Arzu ka tentuar të martohet me Xhihanin për t’i shpëtuar jetën vajzave. Xhihan i lidh vajzat në një shkëmb në bregdet. Xhihan telefonon Arzun për t’i treguar asaj kushtin për të liruar vajzat. Xhihan ka në plan që të bëjë të gjithë të vrasin njëri tjetrin. Melisa humbet shpresat se do të shpëtojnë gjallë nga rrëmbimi. Ajo i rrëfen Xhenetit se si është gëzuar dhe mërzitur njëkohësisht kur ka mësuar se janë motra. Melisa i premton Xhenetit se nëse shpëtojnë gjallë do të merret vetë me planikimin e dasmës së saj me Selimin. Arzu zbulon se Xhihan i ka kërkuar që të kryejë një vrasje. Ajo takon Kajan dhe i kërkon atij të shkojnë sëbashku për të
marrë vajzat.paloma