Skandali në Zall Herr, ushtarakët kishin firmosur një dokument: Nuk ka drogë në repart

0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me skandalin e drogës së zbuluar në repartin ushtarak në Zall Herr ku u arrestuan 3 ushtarakë përgjegjës për të ruajtjen e vendit.

Të arrestuar nuk i kanë pranuar akuzat ndërsa kanë instituar që a kanë pasur të pamundur të kontrollonin zonën pasi është një zonë disa hektarë. Sipas tyre këtë shqetësim e kanë raportuar edhe tek eprorët e tyre.

Ndërkohë mësohet se tre ushtarakët e arrestuar kanë firmosur një dokument në periudhën qershor-korrik, ku ata konfirmojnë se në zonën e repartit nuk kishte bimë të kultivuara.

Gjithashtu mësohet se kanë nisur ekzaminimet e mjeteve të gjetura në vendin e ngjarjes për të zbuluar nëse ka shenja gishtash që do të çojë në zbulimin e kultivuesve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu