Skandalet më të bujshme të s*ksit në zyrat e Shtetit

0

Skandali i fundit ku protagonist është kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka sjellë dhe njëherë në vëmendje të gjithë skandalet që kanë ndodhur në Shqipëri përgjatë gjithë viteve të demokracisë.

Nisur nga kjo Alfapress.al i është rikthyer dhe njëherë rasteve të më të bujshme, duke ju sjell dhe detaje ndoshta të harruara ndër vite.

Viti 2009/ Skandali Pango

Skandali Ylli Pango ishte skandali seksual i nivelit më të lartë në qeveri.

Pango ishte ministër i  Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë ‘Berisha’.

Një video e transmetuar nga Fiks Fare në vitin 2009, tregonte se si ish-ministri- i cili pretendonte se po kërkonte vajza për të përfaqësuar Shqipërinë në panaire botërore – i kërkoi një vajze të zhvishej dhe më pas të kryente marrëdhënie seksuale me të. Video çoi në shkarkimin e menjëhershëm të Pangos nga detyra.

Viti 2011/Skandali Mziu-Shamikuqja

Ish- kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, u denoncua nga një grua se ai e kishte kërcënuar për heqje nga puna, në rast se nuk i përgjigjej ofertës së tij seksuale. Në vitin 2011, ajo bëri publike edhe sms-të e Mziut në celular duke shkaktuar një zhurmë të madhe mediatike, në atë që u quajt “Skandali Shamikuqja”, sepse ashtu e thërriste Mziu gruan. Ai arriti t’u shpëtonte edhe akuzave të tjera për shpërdorim detyre.

Viti 2014/ Zyrtari pedofil

Historia e Agron Canes, me detyrë në kohën kur ndodhi skandali, sekretar i zyrës së deputetit të PS, Koço Kokodhimës në Sarandë, do të konsiderohej si një histori pedofilie.

Në një video të publikuar në verë të vitit 2014, Cane , 62 vjeç, kërkonte favore seksuale nga një nënë e ve dhe vajza e saj 14-vjeçare. Në video dëgjohet teksa ai thotë: “Vajza ka nevojë për seks. Të çlirohet nga hormone. Po u zgjodha kryetar bashkie, vajza do të gjej një post të mirë”. Në Dhjetor të vitit 2014, gjykata e Sarandës e dënoi me 2 vjet burg për akuzën e ngacmimit seksual dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Viti 2014/ Skandal seksual në polici

Një tjetër skandal seksual, u regjistrua në komisariatin e Velipojës, pas historisë së Canes. Shefi i këtij Komisariati, Ernes Paluku, kishte kërkuar favore seksuale ndaj shtetases Rudina M. e cila kishte kërkuar ndihmë tek Paluku, për të denoncuar dhunën e bashkëshortit. Shefi i Komisariatit i premtoi se do t’a mbronte nëse ajo do të bënte seks me të. Të gjitha këto komunikime u zhvilluan në Facebook, të cilat më pas, gruaja tashmë dy-herë e dhunuar, i denoncoi pranë policisë së Shkodrës. Kreu i policisë se Velipojës, u arrestua në flagrancë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm.

Viti 2014/ Kryekomunari që donte seks me presion

Në tetor të 2014-ës, kryetari i komunës së Libonikut në rrethin e Korçës, Petrit Kupe, u akuzua nga një sanitare e shkollës së “Drithasit” se ai e kishte kërcënuar me heqje nga puna, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale. 27-vjeçarja rrëfeu se Kupe kishte tentuar ta kapte me zor në zyrën e tij. Kupe arriti t’i shpëtonte dënimit dhe në një postim në faqen e tij në Facebook të Majit të vitit 2015, ai deklaroi “Organet e drejtësisë vërtetuan deklaratën time për shpifje të ulëta, tendencioze dhe të pavërteta. Ato më tronditën mua, familjen time dhe të gjithë miqtë e mi kudo që janë”

Viti 2015/ Seks&korrupsion në Arsim

Skandali seksual i radhës në vitin 2015, do të përfshinte një grua. Ajo quhet Liza Tabaku dhe është ish-drejtoreshë e Drejtorisë Arsimore të rrethit të Lushnjes. Akuza më e ashpër ndaj ishte për shpërdorim detyre. Tabaku shfrytëzoi postin për t’u pasuruar duke kërkuar deri në 5000 euro për emërime mësuesish, ose për shmangie pushimi nga puna. Por gjatë hetimit, u zbulua se Tabaku ishte përpjekur që të ndërmjetësonte takime seksuale midis burrave të pushtetshëm dhe mësueseve të reja që kërkonin punë. Gjykata e Lushnjës e dënoi ish-drejtoreshën me 9 vjet burg, nën akuzën e keqpërdorimit të detyrës. Momentalisht Tabaku ndodhet në burg.

Viti 2016-Skandali i kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.

Shukri Xhelili u dënua me 2.8 vite burg për korrupsion dhe jo për shpërdorim.

Ai u lirua nga burgu në vitin 2017 pasi u dënua pas publikimit të video-skandalit, ku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Viti 2023/ Safet Gjici “thyen” rekord

Skandali  Gjici  ka ditë që është në qendër të vëmëndjes. Një video ku kryetari i Bashkisë së Kukësit shihet duke kryer marrëdhënie intime me një grua e cila tashmë është identifikuar si Alma. K është bërë virale.

Dy protagonistët e kësaj video tashmë janë arrestuar, Gjici për korrupsion pasiv, ndërsa Alma.K për korrupsion aktiv, pasi ata shihen në video dhe duke negociuar për një tender në lidhje me qentë e rrugës. Procesi në SPAK është në vazhdim dhe pjesa më interesante që pritet që të zbardhet është, se kush e porositi këtë video të fortë dhe për çfarë synimesh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu