S’ka koalicion me Metën, Berisha nis negociatat me Vangjel Dulen dhe PAA-në e Agron Dukës

0

Pak orë pasi KQZ shpalli publikisht se njihte Lulzim Bashën si kryetar të PD, lideri i partisë së Lirisë, Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp.

Ai deklaroi se PL do të hyjë në zgjedhje me listën e saj për këshillat bashkiakë duke e shoqëruar këtë fakt edhe me leximin e disa prej emrave.

Kjo do  të thotë se koalicioni i përfolur mes tij dhe Berishës si në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit nën siglën e Shtëpisë së Lirisë nuk do të realizohet.

Kodi i ndryshuar zgjedhor urdhëron që çdo forcë apo koalicion politik duhet të ketë vetëm një listë emërore për këshillat bashkiakë.

Sipas “Klan News” është duke u finalizuar koalicioni më i ri mes tyre dhe fillimisht partive të Vangjel Dules e Agron Dukës.

Kandidatët e Primareve do të jenë në garë për 61 kryetarë bashkish. Eshtë duke u negociuar për përfshirjen mes tyre edhe të ndonjë kandidati të kërkuar nga PBDNJ e PAA. Ndërsa për listat e këshilltarëve bashkiakë duket se kompromisi do të jetë shumë më i thjeshtë.

Berisha është duke testuar në publik edhe emrin e koalicionit të ri. Pasditen e së Mërkurës, në Mallakastër, aty  ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, pas shpinës së tij lexohej togfjalëshi “Shqipërisë i dalim Zot”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu