Prej disa ditësh në shtëpinë Oberoi ka ardhur një bebe për të cilën po kujdesen Shivai, Om dhe Rudra. Në letër shkruhej se fëmija është i njërit prej djemve Oberoi por si qëndron e vërteta? Në fakt fëmija ka nënë e baba tjetër dhe nuk ka lidhje aspak me familjen Oberoi. Fëmija është i një vajze me emrin Arundati. Pas pak ditësh ajo vjen në shtëpinë Oberoi, kërkon fëmijën dhe u tregon familjes Oberoi historinë e saj.
Arundati vjen nga një familje e pasur. Ajo u dashurua me një djalë të varfër por familja nuk e pranoi atë. Arundati ja mbathi me të dashurin dhe ngeli shtatzënë. I dashuri e tradhëtoi Arundatin dhe ajo mbeti vetëm me fëmijën. Ajo u kthye tek familja e saj por ata nuk e pranuan fëmijën. Arundati u detyrua ta lërë fëmijën në shtëpinë Oberoi sepse e dinte që ata do kujdeseshin për të. Ajo ja tregon të gjithë këtë histori familjes Oberoi. Ata i kthejnë beben e saj por mërziten shumë sepse vogëlushja i kishte bërë për vete çiftet Oberoi./revistawho.com