“Serialet turke eksportohen në 156 vende dhe ndiqen nga 500 milionë teleshikues”

0

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se serialet turke eksportohen në 156 vende.

Erdoan u takua me prefektët nga rrethet në Pallatin Presidencial.

Në fjalimin e rastit, Presidenti Erdoan tha se me ligjin e nxjerrë në vitin 2004, për sektorin e kinematografisë dhe serialeve filloi një epokë e re dhe dha mesazhin se do vazhdohet procesi i mbështetjes së artit dhe artistëve.

“Ligji numër 5224, që u vu në jetë në vitin 2004, siguroi epokën e re të sektorit turk të kinematografisë dhe serialeve. Me rregullimet e fundit do t’i çojmë edhe më përpara këto hapa” tha Erdoan.

“Ndërkohë që në vitin 2002 hynin në vizion (transmetoheshin në kinema) 9 filma turq, ky numër në vitin 2018 arriti në 180 dhe nga 2 milionë shikues të filmave të kinematografisë turke ky numër arriti në 44,5 milionë” u shpreh Erdoan duke shtuar se në anën tjetër serialet turke eksportohen në 156 vende dhe ndiqen nga 500 milionë teleshikues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu