Kjo romancierja simpatike, Samina Ali, nga universiteti i Nevadës, sqaron se si lindi ideja në Medinën e kohës së Muhamedit, për t’i mbuluar gratë me hixhab. Në fillim ajo ishte nevojë shoqërore, pastaj Muhoja e bëri atë hyjnore, duke e përfshirë në Kur’anin e shenjtë…
Gratë e zbuluara ishin objekt sulmi nga burrat e asaj kohe, kur dilnin vetëm mbrëmjeve, dhe për të shmangur këto sulme seksuale, u vendos që gratë të mbulohen, në mënyrë që ato të mos njihen dhe të mos sulmohen… etj. /AÇ
Përktheu tekstin në shqip dhe përgatiti, Arben Çokaj
TEDx Talks, 10 shkurt 2017
Kohët e fundit, ringjallja e hixhabit së bashku me zbatimin e saj nga vendet e ndryshme, ka bërë që shumë njerëz të besojnë se gratë myslimane u kërkohet nga besimi i tyre, që të mbajnë hixhabin. Në këtë bisedë informative, romancierja Samina Ali na çon në një udhëtim prapa në kohën e Profetit Muhamed, për të zbuluar se çfarë do të thotë me të vërtetë kuptimi i “hixhabit” – dhe nuk është vello e gruas muslimane!
Pra, çfarë do të thotë në fakt “hixhab”, nëse nuk është vello, dhe si e kanë ngatërruar kohën fundamentalistët për t’ua mohuar grave të drejtat e tyre? Kjo ide e habitshme dhe e pashembullt, jo vetëm që do të sfidojë supozimet tuaja për hixhabin, por do të ndryshojë mënyrën se si i shihni gratë muslimane. Aq më tepër se në emër të besimit, hixhabi po quhet edhe si e drejtë e grave për t’u mbuluar, por edhe si mbulesa e besimit…
Samina Ali është një autore e vlerësuar me çmime, aktiviste dhe komentatore kulturore. Romani i saj debutues, Madras on Rainy Days, fitoi çmimin Prix Premier Roman Etranger Award të Francës dhe ishte finalist i çmimet PEN/Hemingway në Fiction. Puna e Aliut është nxitur nga besimi i saj në narracionin personal, si një forcë për arritjen e lirisë individuale dhe politike të grave dhe shfrytëzimin e fuqisë së medias, për transformimin shoqëror. Ajo është kuratore e ekspozitës virtuale të novacionit, e vlerësuar nga kritika, “Arti & Zërat e Grave Muslimane”.