Retorika e Sali Berishës, “propagandë” për Edi Ramën!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Sali Berisha ka marrë një seri sulmesh dje në Opinion dhe në Kuvend kundër PD-së dhe Bashës. Kjo retorikë është një propagandë e pastër në favor të Edi Ramës. Personi kur është nën akuzë, nuk ndihet mirë dhe fillon të humbi arësyen, logjikën. Deklaratat mediatike të këtyre individëve nuk duhet të merren seriozisht dhe biles dëgjuesi dhe shikuesi duhet t’a përcmojë një retorikë të tillë.

Sali Berisha prezantoi mrëmë në “Opinion”, politikanin që shpifjen dhe akuzat i ka ngritur në të menduar, sjellur dhe në të folur. Berisha ka qënë para viteve 90-të në kohën e diktaturës një mik i familjes së Enver Hoxhës e vërtetuar me foto prova, ndërsa manipulon publikun dhe deklaron se ai i ka bërë shumë dëm regjimit të Enver Hoxhës?!Me të njëjtin stil, jo-normal Berisha bëri dje deklarata edhe në parlament, duke akuzuar PD-në dhe liderin Basha. Bersiha përdorë këtë retorikë për të tërhequr vëmendjen e partnerëve ndërkombëatrë, Sh.B.A. mbasi është nën-akuzë si person non-grata. Të gjithë shqiptarët dëgjuan me zë dhe figurë deklaratën e Zotit Eskobar, që Sh.B.A. nuk e njeh dhe nuk bashkëpunon me Berishën, për jetë të jetëve. Me një ton zëri të lartë, duke menduar se shqiptarët po gënjehen nga një politikan që i ka mashtruar të gjithë në 30 vite , tregon paqëndrushmërinë personale dhe sic duket me këtë mënyrë komunikimi mendon se do ti bëjë dëm PD-së legjitime dhe Zotit Basha.

Kjo retorikë ky model manipulimi, është propagandë shumë e mirë në favor të Edi Ramës dhe mendoj se demokratët e vërtetë edhe ata që janë “zhgjënjyer” në këta 8 vite opozitë, e kuptojnë qëllimin e keq të Berishës për të goditur Bashën dhe PD-në. Një i përjashtuar nga PD, si Berisha nuk ka të drejtë të flasi për këtë forcë politike!Kam besim se edhe shumë deputet që i janë bashkuar “Foltores “ do të fillojnë të shkëputen nga kjo retorikë dhe propagandë se e kuptojnë se janë kundër votuesve të PD-së, kundër Sh.B.A-ve kundër ndryshimit dhe largimit të Edi Ramës. Një politikan karriere që kupton termin politikë nuk ka arësye të dali kundër forcës politike që e ka mbështetur në 30 vite ose në vitet e fundit.

Nëse demokratët do të zgjedhin Berishën, kanë zgjedhur Edi Ramën, kanë zgjedhur propagandën “berishiste” në dëm të PD-së dhe ndryshimit të shumë pritur nga të gjithë biles edhe nga të majtët! Retorika “berishiste”, e të bërtiturit dhe shpifjeve, duhet të marri fund njëherë e përgjithmonë për ndryshimin e madh! Zoti Lulzim Basha me të drejtë deklaron: “Zgjidh Berishën dhe merr Ramën”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu