Reali Madrid erdhi në Shkodër, nxjerrin pamjet në prag të ndeshjes me Vllazninë

0

Vllaznia e femrave do të luajë ndeshjen e parë të grupit në UEFA Champions League kundër Real Madrid në stadiumin “Loro Boriçi”. Ekipi i femrave shkodrane do të kërkojë të bëjë një paraqitje sa më të mirë kundër një prej skuadrave më të forta të Europës.

Në faqjen zyrtare të Real Madrid në Twiter është publikuar një video e ekipit që nga nisja deri tek mbërritja në Shkodër. Ato janë akomoduar në hotelin Grand Hotel Europa ku do të presin sfidën e nesërme në orën 18:45.

Kujtojmë që Vllaznia ndodhet në grupin A së bashku me Çelsin, PSG-në dhe Real Madridin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu