Raundi i dytë i debatit, Trump kandidati kryesor dominues edhe pse mungon

0

7 republikanë u përballën me për të dytën herë me njëri tjetrin, me temë kryesore, ekonominë, emigracionin dhe Kinën. Ky ishte debati i dytë mes republikanëve për presidencialet e 2024. Donald Trump, që kryeson sondazhet në partinë e tij, edhe këtë herë nuk ishte pjesë e debatit, por ndonëse 3200 km larg fizikisht, në Michigan, ishte pjesë e diskutimeve edhe mes rivalëve, kryesisht të ndjekësit më të afërt, Ron DeSantis.

Donald Trump, edhe pse mungon në takimet e debatet e Partisë Republikane, ende kryeson në sondazhe, me 40 pikë dhe e ka vendosur, që ai do të jetë kandidati i republikanëve përballë Joe Biden dhe nuk do të marrë pjesë as në primaret e partisë.

Si humbës në këtë përballje dhe në këtë pikë të garës, cilësohet Vivek ramasuami, biznesmeni jo politikan, që nuk është rritur në sondazhe nga debati i parë, edhe pse atëherë spikati. Madje, mediat sqarojnë se këtë herë në debat, ai dështoi ti përgjigjet pyetjeve për Kinën dhe Rusinë.

Humbës u cilësuan edhe 3 moderatorët e debatit, që e humbën kontrollin disa herë përgjatë 2 orëve. Dhe fituesin e këtij debate të dytë, mediat quajnë Donald Trump, që edhe pse nuk ishte i pranishëm, arriti të ishte pjesë e rëndësishme e përballjes mes 7 rivalësh në garë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu