Ramiz Alia – Skilja qe i Shpetoi Gijotines se Diktatorit

0
Shkruan Adriatik Riza Dosti
Para se te ulesha per te botuar kete shkrim,vetem dje ,kur e anuncova, kam marre dhjetera mesazhe, komente, opinione e sugjerime apo keshilla .Shumica nxitese , inkurajuese e pergezuese , ndersa disa te tilla ”dashamirese”, ”shoqerore”etj ku ne nje forme a tjetren me rekomandonin te mos e botoja kete shkrim , duke shkuar syresh ndonjeri e njera edhe me larg…duke me bere nje lloj presioni a shantazhi tipik te llojit te instruktuar vite me pare nga personazhi im i ketij shkrimi e veglat e tij ne pushtetin e atyre viteve .E deklaroj hapur e boterisht se …Nuk kane lindur ende ata Burra e ato Gra te me trembin e kercenojne mua , te me shantazhojne e frikesojne e ,te me bejne presione ne forma nga me te ndryshmet e per mua krejtesisht te neveriteshme.Nuk munden kurre te me bejne ”te tyrin” dje ne Diktature ku nuk lane gje pa provuar e jo me sot ne 2015 ,,,e aq me teper ku vec Statusit Special qe gezoj fale Profesionit tim ….jam edhe prej vitesh Qytetar e Nenshtetas i vendit me te fuqishem e me Demokratik ne bote — USA….ndaj keni gabuar adrese.Garantoj po publikisht , ata mjerane…si dhe siguroj miqte e mij te panumert se jam i paster kristal ne te gjitha drejtimet e nese duan le te hapin te paren Dosjen e qytetarit e Shqiptarit Adriatik Riza Dosti ….
Ramiz Alia lindi ne Shkoder me 18 Tetor 1925…dhe vdiq ne Tirane me 7 Tetor 2011.Ne te gjitha dokumentat e botuara figuron nje lloj perzjerje Malazezo – boshnjake i lindur ne territorin shqiptar ku edhe jetoi, ushtroi aktivitetin e tij e u largua nga kjo bote..Jetoi ne 3 periudha decizive te historise se Shqiperise …ne Luften e dyte Boterore, ne komunizem – Diktature e ne te ashtuqujturen post -komunizem – demokratik..Nuk do flas gjate per te , por do ndalem kryesisht ne fakte konkrete, disa te njohura te botuara e te bera publike e disa te tjera te perfolura e te mbetura ne formen e ”pa vertetimit”…por te gjitha pothuajse pohuar nga njerez te afert e bashkepunetore te tij qe e njohen nga fare afer, punuan e jetuan per vite e vite me te , e ishin ne poste te larta drejtuese e bashke – idealas me te ..Shume te dhena krejtesisht origjinale per figuren e tij i kam marre edhe nga libri ”The Biography of the Balcan States Communist Leaders.” …Ku krahas Titos, Gomulkes, Kadarit, Honekerit, Zhivkovit, Causheskut, Dubcekut, Jaruzelskit e Gorbacovit e Hoxhes nje vend jo te vogel ze edhe Alia …pa diskutuar faktin determinant qe jam ende gjalle vete e deshmitar okular i epokes se tij ne te cilen jetova prej 4 dekadash…
Sekretar i Rinise komuniste gjate luftes N- C [ lexo vella-vrasese shqiptare ] Alia bie ne sy per dhelperine, finokerine, pabesine e,dinakerine e tij .Disa here ”kallzues ”i sakte i shokeve e shoqeve antifashiste tek Eproret e tij shqiptare e jo te tille….Sidomos perflitet se tepermi per disa ngjarje ne qarkun e Beratit e ne Helmes te Skraparit …me pasoja humbjen e jeteve te disa shqiptareve patriote e te ndershem. Vite me vone kur kauza e tyre kish triumfuar e jetonte dhunshem ne Shqiperi Alia do te ushtroje funksione te ndryshme ..te besueshme nga rregjimi e Hoxha e duke qene vazhdimisht ne rrangjet me te larte te Dktatures. Nga 1961- 1985 ishte Sekretar i KQ te PPSH kryesisht per Ideollogjine. Minister Arsimi nga 1955 – 58,…Anetar i Byrose Politike nga 1961 – 1990 …Deputet e Kryetar i Presidiumit te Kuvendit popullor nga 1982 – 90,,Sekretar i Pare i PPSH nga 1985 – 1991 …Presidenti i fundit Komunist ne Shqiperi e ”past -komunist”ne te ashtuquajturen ere demokratike…Eshte Arkitekti e Strumbullari i cdo gjeje te mbrapshte ne Shqiperi ne fundvitet 80 – 90 e derisa rrojti….Krijues i 2 partive Politike Post-komuniste,,dhe Konsulent e Pjesmares e zbatues e aktiv i Dokumentit e platformes famekeqe te Katovices c’ka e futi dhe e coi Shqiperine ne kete rruge pa krye ku eshte edhe sot e kesaj dite.Gjate asaj periudhe vertetohen e dokumentohen sakte kontaktet intensive te tij me ish udheheqesin e fundit komunist te BS Mikhail Gorbacov por edhe me disa lidere te tjere te ish -kampit komunist Lindor …ku projektonin makthshem te nesermen e tyre e te rregjimeve diktatoriale qe u kishin sherbyer per dekada me rradhe…Ka fakte te qarta si drita e diellit , tashme pohuar nga njerez te afert te tij e me funksione te larta ne ate kohe si F. Pacrami,LL. Zicishti , F. Shehu H. Isai, S. Lazri ,D. Bengasi, N. Skuqi, Q. Lame, A. Cela , Z. Ramizi etj etj …. qe kane pohuar rolin aktiv te tij jo veten ne eliminimin e te forteve te Byrose Politike Kapo, Shehu e Hazbiu por edhe ne ate se c’do te behej te nesermen pas vdekjes se Diktatorit.Platforma dhelperake Alia ishte me qitje teper te larget.E te mendosh se ai duhej te ishte eliminuar i pari , qe me 1974 prej Hoxhes , tek ishte Pergjegjesi kryesor per ideollogjine e kulturen ne udheheqjen e larte komuniste, por i shpetoi cuditerisht Gijotines se tij ,,,gjerat komplikohen edhe me shume .Hoxha qe nuk kursente edhe njerezit e familjes e gjakut te tij;e ” fali” Aline…pak e konceptueshme e jo me e besueshme dhe e pranueshme llogjikisht,,,nderkohe qe me vartesit e tij u be baterdia. Cfaredo rrethanash te kene qene edhe perpos faktit te njohur se ishte Nexhmija ajo qe ju lut Enverit e ndikoi tek ai per nje gje te tille…zor se mund te balancohen kur merr parasysh dhelperine, dinakerine , pabesine e dyfytyresine e tij te njohur e tipike.Alia ishte tipi i servilit e frikacakut te bindur..por edhe i ngaterrestarit, akuzuesit,hedhesit te gurit e fshehedorasit tipik…nje lloj burracaku qe ta linte kopilin ne dere kur te doje….Kurre nuk pranonte te jepte urdhera apo udhezime me shkrim …i trembej cdo lloj dokumenti apo implikimi te tij te neserm…gjithnje do te fliste ne emer te te Madhit e te Idealit te Partise qe perfaqesonte…e do te perdorte per zbatim veglat e tij qorre e besnike por dhe mashat e tij te shumta ….Fytyre emblematike …nje lloj Kllouni qe dukej sikur kishte lindur me maske. Gjarper nga syte…bente shpesh levizjet e neperkes….armik i betuar e beseprere i intelektualeve e shkrimtareve por ne teresi i krejt njerezve te Artit e Kultures…Persekutor direkt i tyre ne sa e sa raste..
I akuzuar direkt per Masakren e Tivarit , c’ka eshte mese e dokumentuar perpos te tjerash edhe ne librin e U. Butkes….ai kurre nuk dha nje pergjigje duke u fshehur si djalli nga temjani e duke akuzuar te tjeret …Armik i betuar i ceshtjes sone Kombetare ne Pergjithesi …Alia kurre nuk foli per Kosoven publikisht, Injorues i hapur i ceshtjes e problemit Cam,,,shperfilles e injorues ne kete aspekt ne cdo fjale ,qendrim e veprim te tij…Filo ruso- serb …madje edhe kiinez por kurre me mendesi Europiane e perendimore dhe nje urryes i hapur i amerikaneve si Mesuesi i tij…Edhe pse pas ngjarjeve ne Poloni e Rumani ku , Perendimi ja celi driten jeshile ai zhgenjeu , madje se tepermi …duke ja u besuar vazhdimesine e pushtetit te tij me se shumti rrethanave spontane e sidomos Agjenturave Ruso – serbo – greke e atyre italiane…Mjeshter i prapaskenave..dhe intrigave…..Autor direkt i dhenies se urdherave per vazhdimin e vrasjeve ne kufi ,,,ku vetem nga 88- 90 humbenn jeten 91 shqiptare te pafajshem ne tentative te kalimit te kufirit shteteror …pohon ne librin e tij te fundit Kryehetuesi Q. Lame.Eshte ai qe jep udhezime e urdhera krejtesisht te paligjshem e Antikushtetues per shtypjen demonstratave te para antikomuniste ne Kavaje e Shkoder,,,me pas per ngjarjet e 2 Prillit ,,,te Ambasadave …te ”Pluralizmit”…te rrezimit te Bustit te Diktatorit…etj etj ….Po – pohojne Isai, Bengasi e Lame ….Ramizi dha urdher te qellohet mbi turmen qe po tentonte rrezimin e bustit….Eshte e vertete thote ne nje dokumet sekret nje ish funksionar i larte i Sigurimit te shtetit – tashme emigrant ketu ne USA ] se para ligjit ai na perdorte besnikerisht e verberisht ne ne cdo gje e per cdo gje ,,ne kundershtim flagrant edhe me kushtetuten e vendit …por vete kurre nuk dilte ne skene …Partia e Sigurimi mbi te gjitha …na thoshte shpesh thote rrefyesi por ….vetem me goje pa shkruar e firmosur kurre asgje …Nje skile e kaluar skiles …Hileqar e i poshter njeheresh..Mbi Aliajn rendojne edhe krime te tjera komuniste…duke qene se eshte vertetuar tashme plotesisht qenia e tij si Shefi i Policise sekrete te Diktatorit per nje kohe te gjate…pohuar nga SSI -[ sherbimi sekret italian ] ….e deklaruar publikisht nga RAI – 2 ne diten e zgjedhjes se tij ne postin e Presidentit te Shqiperise pas komuniste…Ai akuzohet tashme drejtepersedrejti edhe per zhdukjen e fondit monetar sekret te PPSH krijuar nga Hoxha e depozituar po ne menyre mafioze ne SHBA….Eshte i publikuar tashme edhe ai lloj fjalimi sekret i tij me disa besnike te rregjimit ,,,ne Byrone Politike …ku makabriteti i planeve e skenareve te tija per transferimin e pushtetit ne duart e sigurta te bijve e njerezve te tyre te besuar kalon cdo lloj imagjinate …pershkrimi qe i ben e shoqja e djalit te diktatorit Hoxha ,,,ne librin e saj Pushtimi i Brendeshem ..nuk le vend per komente te teperta.vec verteton edhe me shume implikimin e tij me agjenturat serbo-greko-italiane dhe Antishqiptarizmin e tij te betuar …cka plasi sheshit me ngjarjet e mevoneshme te 97…Shqiptaret nuk duhet te ushqejne as me te voglin iluzion apo tymnaje te ngritur rreth rolit te tij per Ardhjen e Demokracise ne vend, apo kaimin e pushtetit me dore te bute, paqesore e per shmangjen e gjakderdhjes …Kurre…. ai beri cmos per te kunderten …por as ai e as pasuesit e tij per rrethanat nderkombetare te krijuara , kur sistemi e rregjimi, ekonomia e , ideollogjia e tyre kriminale kishin marre tatepjeten nuk guxuan te benin ate cka kishin bere 50 vjet rresht…Shprehja e tij ne takimin e pare e te shumeperfolur me Studentet e Dhjetorit ….Daleni more djema, daleni se nuk i dini te tera juve….zberthehet ne tere strategjine e tij antishqiptare e antidemokratike…Alia ka mbi vete edhe disa akuza te tjera te renda …ku faktohet e vertetohet se eshte urdheruesi i varjes se poetit Hivzi Nelaj ,i cili u ekzekutua me firmen e tij e te babait te K.Ministrit te sotem shqiptar Rama …pasi ishte denuar me pare ne nje gjyq tipik komunist nga Perfaqesuesit e ”Drejtesise ” se asaj kohe Fehmi Abdiu e Fatmira Laskaj ,,,e denoncuar prej njeres prej Deputeteve te mevoneshme te Pluralizmit Demokratik…..po keshtu Alia eshte edhe urdherues i ekzekutimit te gjoja atentatoreve te tij ne viziten e tij ne fund vitet 80 ne Kukes ,,,ku u denuan me vdekje dy te rinj krejt te pa fajshem…Alia …tregojne njerez te afert te tij …vuante nga sindroma – Caushesku…ekzekutimi brutal i te cilit e tmerronte ate me shume se cdo gje tjeter ndaj ai beri e c’nuk beri ti shpetonte nje vdekjeje te tille ,,,,madje duke e tradhetuar e braktisur edhe ate qe e kishte shpetuar nga vdekja e sigurte me 1974 ,,,Nexhmije Hoxhen…E thene shkurt , e gjithe jeta e veprimtaria e tij , fatkeqesisht teper e gjate ishte e mbetet thellesisht Anti-Kombetare, Anti -Shqiptare e Anti -Demokratike …qe kurre nuk i sherbeu Shqiperise e popullit te saj por vetem atij, klaneve te tija komunisto – bolsheviko- socialiste , agjenturave te urryera antishqiptare e katerciperisht kesaj gjendjeje pa fund e krye te cilen ai vete e krijoi ,inskenoi , strukturoi e bekoi ,,,per te qene e tille ,kaotike, e pasigurte ,vazhduese i idealeve te tij ,,,nje lemsh e li tipik Alia ….por vetem Demokratike e me nje lloj te ardhmeje e te nesemeje KURRE ….Alia ishte, jetoi ,punoi ,vdiq e do mbetet ne histori si nje intrigant klasik, e vazhdues besnik i idealeve te tija komunisto – bolshevike me te cilat u rrit e u brumos me se shumti nga Lideret i tij moral e shpirteror. Stalini e Hoxha….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu