Qeveria të dorëhiqet, nëse kjo intervistë do jepej në Francë apo Itali do të ishte djegur Parisi e Roma

0

Nëse kjo intervistë, do të ishte intervista e një ish ministri dhe ish zv.kryeministri në Francë, Greqi, Itali, të nesërmen do të ishte djegur Parisi, Athina, Roma respektivisht, pasi opozita dhe populli do të vërshonte në rrugë për t’i kërkuar qeverisë dorëheqjen.

Shkruan Mariela Stefanllari

Ndërkohë që dëgjoj kalimthi në Media disa nga ata të bashallëkut që thonë: “ja këto ditë do të bashkohemi”. Me kë do të bashkohen këta? Me kë? Këta që e çafalitën opozitën, që tani duan të bashkohen, në fakt duhet të rreshtohen në fund të radhëve të asaj partie, duhet të mos shfaqen askund, duhet të qëndrojnë kokëulur dhe të paguajnë me largim nga çdo post dhe kandidim brenda opozitës, për gjëmën e bërë, me kosto për të gjithë.

Nga ana tjetër, populli gri, që nuk ka parti, që nuk ka as interesa të cënuara apo të cënueshëm nuk del në rrugë, sepse ka pësuar mutacion social, është shbërë në këto 11 vite. Është zhbërë sepse pozita është autokratike, deri dhe e frikshme për çdo hakmarrje të mundshme kundrejt çdokujt që kap lapsi i pushtetit, ndërsa opozita është një strukturë që nuk frymëzon, një parti e shthurur qëllimshëm, për vallaha non gratën, për vallaha marrëdhëniet e mira me ndërkombëtarët.
Gjepura!

Mendoja që brenda PS dhe PD kishte edhe njerëz me bosht, me parime, por ndihem e zhgënjyer prej të gjithëve.

Situatë e turpshme, në më të paktën, sepse në thelb është kriminale.

Demokracia vdes kur nuk ka opozitë. Opozitën në këtë katandi e çuan Basha dhe bashallëku. Nëse nuk largohen urgjent këta hazardë politikë nga jeta publike, nuk ka shpëtim, sepse nuk afrohet askush.

Regjimet vendosen kur brenda pozitave qeverisëse janë asgjësuar politikanët e denjë, me principe dhe me doza përgjegjësie historike dhe kombëtare për funksionin dhe misionin për të cilin janë votuar apo emëruar.
Sot, shqiptarët paguajnë maskarallëqet e bashallëkut dhe elementëve malinjë të pushtetit.

A ka zgjidhje? Sigurisht që ka!

Nuk ka çështje pa problem dhe nuk ka problem pa zgjidhje.
Masat tumoriale duhet të shkëputen me kirurgji nga trupat e partive politike. Katharsis!
Projekti i qartë politik, që artikulohet dhe mbështetet nga njerëzit e duhur, pa më të voglën sforco sjell popullin nga pas, sjell zgjidhjen, mes ndryshimeve radikale, pse jo dhe përmbysëse kur e lyp momenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu