Pseudo Kryesia e PD-së!

0
Shkruan Zef Ndreka
Një kryesi partie, siç është sot ajo gjysmake e PD-së, nuk ka asnjë shenjë të mblidhet e të analizojë rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14-Majit. Nuk ndodh në asnjë parti politike kjo që ndodh aktualisht në PD.
Nisur nga fakti që PD-ja u përça në mënyrën me drastike, si dhe sjelljes së deputetëve apolitik të saj dhe drejtuesve të saj, që punuan në favor të non grat-ës dhe BF, koalicionit të turpit të dyshës Berisha-Meta, duken qartë fijet që luan nga “larg” Berisha me Bardhin dhe të tjerë që po mbajnë peng PD-në. Humbja e kohës për tu mbledhur dhe për të marrë sejcili përgjegjësitë politike që ju takojnë, kanë synim të vënë në gjumë më tej PD-në dhe demokratët qëndrestarë.
Nuk është aspak e tepërt dhe as paragjykim se shumë politikanë janë të kapur nga korrupsioni dhe rrjete të tjera, dhe duan të fitojnë kohë, siç vepron Berisha me Foltorën e tij. Asnjë analizë tek Foltorja, asnjë analizë tek PD-ja!
Një ngjashmëri që nuk të shpie askund, jo më në organizim e fitore. 104 mijë votat e demokratëve nuk do iu fatin sjelljen, shitën dhe pranimin e trafikimit që orientuan disa deputetë dhe Bardhi drejt forcimit të BF dhe veçanërisht Berishës, e për rrjedhojë, bashkimit me non grata-t që janë hapur anti amerikanë e anti euroatlantik. Ka ardhur momenti të vihen pikat mbi i. Çdo minutë që kalon, është vetëm në dëm të ardhmërinë së PD-së, e cila po bie në renje të lirë pa u ndalur. Kaq i fortë paska qënë Berisha, sa akoma nuk iu ka dhënë akoma lejen për një mbledhje Kryesie…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu