Për këshillim të Erion Veliaj paguhen 17 vetë, por karabush mbeti

0

Skandali i publikimit të rrogave të më shumë se 630 mijë qytetarëve ishte ndër ngjarjet më të komentuara të këtij fundviti, për shkak të pagave të larta me të cilat paguheshin zyrtarë të ndryshëm.

Më së shumti ra në sy fakti se Erion Veliaj kishte të paktën 17 këshilltarë personalë, për të cilët ne si taksapagues paguajmë plot 216 mijë euro në vit.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u pyet në lidhje me këtë skandal, por devijoi duke thënë se kjo çështje është në hetim nga prokuroria.

Ndërkohë një batutë e Ylli Dylgjerit për këtë çështje u bë virale në rrjet.

“Sa i kushtojnë këshillat Erit? 22 milion lekë “këshilla” hidhen çdo muaj me serum mbi trurin e Erion Velisë dhe ky sërish karabush mbeti!” shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu