Paramilitarë të armatosur nga Kumanova ruajnë Lulzim Bashën, janë gati të vrasin edhe Sali Berishën

0

Burime të besueshme por shumë konfidenciale brenda selisë së Partisë Demokratike thanë për MCN se siguria e liderit demokrat mbrohet nga një grup personash të ardhur nga Maqedonia e Veriut.

5 persona të përgatitur fizikisht, janë përzgjedhur për t’u shpërngulur nga Kumanova në Tiranë. Ata kanë nën vëzhgim çdo lëvizje të Lulzim Bashës.

Mësohet se grupi i personave është kontaktuar në vendin fqinj nga ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën e qeverisjes së PD, Florenc Hoxha. Këta persona njihen si ish-paramilitarë.

Prania e “eskortës së  armatosur “ pranë liderit demokrat, vërtetuan atë që deri më sot kish mbetur në kuadër të fjalëve dhe nuk ishte pranuar nga selia blu, se njerëz të armatosur qëndronin brenda selisë demokratike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu