Papa Françesku u bë zëri i të krishterëve të persekutuar

0

Shkruan Kostantin Luçi

Papa Françesku ka qënë gjithmonë një zë për të krishterët e persekutuar gjatë pontifikatit të tij 12 vjeçar (2013-2025), duke folur dhe duke u angazhuar personalisht për të krishterët e persekutuar në pjesë të ndryshme të botës:
1-Një rast i tillë është ai gjatë vizitës në Turqi në vitin 2014, ku vetë papa, dënoi persekutimin e dhunshëm të të krishterëve në Siri dhe Irak.
2-Në vitin 2015, gjatë një shërbese të së Premtes së Madhe në Romë, vetë papa, dënoi heshtjen ndaj persekutimit ndaj të Krishterëve, duke ju referuar sulmeve si psh, ai i prerjeve të kokave të krishterëve koptë nga Isis në Libi.
3-Papa Françesku bënte telefonata çdo ditë me kishën Katolike të Familjes së Shenjtë, duke ofruar lutje dhe mbështetje.
4-Në Gusht të vitit 2024, papa Françesku, shprehu mbështetjen e tij, për të Krishterët e persekutuar në Nikaragua, duke dënuar dhunën e ushtruar nga qeveria ndaj kishës Katolike në vend, dhe duke avokuar për lirimin e besimtarëve dhe klerikëve dhe midis tyre edhe për ipeshkvin mons.Rolando Alvarez, i cili qëndroi mbi 500 ditë i burgosur.
5-Rast tjetër, mund të përmendim edhe mbështetjen që papa ju dha dhe u lut, për të Krishterët e kishës Etiopiane në Oromia në muajin Nëntor 2019, ku ai shprehu keqardhjen e tij, për viktimat e shumta, ku dhe i bëri thirrje qeverisë për armëpushim.
6-Gjatë vizitës së tij në Irak në vitin 2021, papa Françesku u takua me të mbijetuarit nga persekutimi i Isis dhe bëri thirrje që komunitetet e Krishtera të kthehen në tokën e tyre.
Papa Françesku ka qënë gjithmonë një zë për të Krishterët e persekutuar në çdo cep të botës, duke u lutur dhe duke avokuar për lirinë e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu