Paloka: Do e marrim Shqipërinë në dorën tonë

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, është shprehur se Kamza do të jetë bashkia e parë që do të japë mesazhin e fitores dhe do të shënojë ndryshimin.

Komentet Paloka i bëri gjatë një takimi në Valias të Kamzës, ku u prezantua kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Arjan Hoxha.

Paloka tha se njësoj siç i është premtuar Berishës, qytetarët duhet t’i japim me votë fitoren koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Në 14 maj ne do të jemi bashkia e parë që do të shënojë ndryshimin, edhe për faktin e numërimit elektronik, jo vetëm për pushtetin lokal, por do të japë mesazhin edhe për largimin e kësaj qeverie.

Ja kemi thënë të gjitha fjalët, nuk kam çfarë të them tjetër për këtë kryeministër, si ai dhe për të gjithë lalët dhe lolot e tij që ka pas.

Siç i kemi premtuar Sali Berishës t’i japim fitoren e parë për PD dhe sinjalin e parë se Shqipëria është në duart tona dhe do të ndryshojë”, u shpreh Paloka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu