Pallati i të droguarve në Tiranë, këtu u gjet 31-vjeçarja që vdiq nga mbidoza

0

Një 31-vjeçare me iniciale G.H u gjet e pajetë në një pallat të pabanuar në zonën e shkollës “Bajram Curri”, Tiranë.

Policia tha se shkak për vdekjen e 31-vjeçares është bërë mbidoza.

Edhe banorët e zonës e pohojnë një version të tillë pasi thonë se pallati ku ajo u gjet e vdekur frekuentohet vetëm nga përdoruesit e drogës për të marrë substanca të ndryshme narkotike.

Ata thonë se gjatë mbrëmjes shohin persona të moshave të ndryshme që ngjiten në katet e sipërme të pallatit për të konsumuar drogë.

Brenda në pallat dhe përreth tij gjen pafund shiringa të hedhura nga përdoruesit e drogës.

Banorët janë shumë të shqetësuar për këtë fakt pasi edhe fëmijët kalojnë aty pranë. Ata gjithashtu i druhen edhe shembjes së këtij pallati i cili që pas tërmetit të vitit 2019 është braktisur për shkak të dëmtimeve të shumta që mori.

Banorët thonë se dy pallate të tjera që u dëmtuan gjatë tërmetit janë shkatërruar, ndërsa ky pallat 6-katësh i shndërruar në një “str

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu