Paja e Gazit

0

Shkruan Nesti Benja

Në Gogolas ka festë. Nasi, Naqja dhe Melamini po martojnë Gazin në Dhermi.

Baba Zeusi dhe fëmija i tij  i preferuar Erithena u gëzuan aq shumë për gaztorin e tyre sa që menduan një pajë të mirë për Gazin: 133 mijë metra katrore tokë në Dhermi dhe investim plot 13.7 milionë euro. Strategji, jo shaka si të Gazit.

Erithena ndërhyri personalisht te drejtoresha  e saj në mënyrë që burri i saj pronar i Startek sh.p.k të ndihmojë një nga 7 kompanitë e Gazit, ‘Ecotech Energy Services’ që të përmirësonte imazhin për dasëm. Sepse asnjë nga të 7 kompanitë e Gazit nuk kanë deklaruar asnjë herë financat e tyre siç e kërkon ligji.
Ndërkohë që dasmorët po gëzonin e këndonin ‘tuj e tuj pulat e detit‘, ndërpriten nga tellalli: -eeejjj SPAK, dëgjo e mba vesh, neni 180 fshehja e të ardhurave; neni 287 pastrimi i produkteve të veprës penale, eeejjjjj milet…

Do thoni ju po Ali Beu, njeri me peshë e me shumë ngarkesë, çfarë po bën, a po e ndihmon SPAK ndopak?!

E thatë vetë; Ali Beu, njeri me peshë e me shumë ngarkesë është i zënë me halle të tjera, siç e merrni me mend. Vret mendjen si e si t’ia prishë dyzenin atyre që dinë të merren me atë punë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu