Monika Kryemadhi: Jepi SPAK edhe pak!

0

Një prej zërave më të fuqishëm denoncues për aferën e inceneratorëve, Monika Kryemadhi ka përgëzuar lëvizjen e SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës. Ajo e quan atë një bashkëpunim mafioz mes zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe biznesmenëve duke kërkuar që çdo qindarkë t’u kthehet shqiptarëve.

“SPAK më në fund ndërmori një veprim ndaj inceneratorit të Tiranës, i kallëzuar prej meje që prej dy viteve. Në këto momente shumë të rëndësishme, duhet të mos harrojmë se:

1. Inceneratori i Tiranës është një vepër kriminale produkt i bashkëpunimit mafioz mes zyrtarëve publikë dhe biznesit. Të dyja palët janë përgjegjëse në vjedhjen e shqiptarëve.

2. Të ndiqen paratë e vjedhura kudo ku këta hajdutë me kostum zyrtari e biznesi i kanë fshehur, dhe çdo qindarkë t’u kthehet qytetarëve.

Jepi SPAK, edhe pak të duhet të arrish te peshqit e mëdhenj të Inceneratorit, Agaçi, Rama, Veliaj” shkruan Kryemadhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu