Milioneri Samir Manes rjep shqiptarët përmes bankës

0

Samir Mane nuk ndalet duke vjedhur shqiptarët çdo ditë. “Tirana Bank” që është në zotërim të Samir Manës të kërkon 10 mijë lek komision për shërbimin që të ofron. Nesë shkon dhe derdh një shumë lekësh për një të afërmin tënd apo për dikë tjetër, dhe nuk kë llogari tek kjo bankë duhet të paguash 10 mijë lek të vjetra komision. Asnjë bankë tjetër nuk kërkon kaq shumë për të njëjtim shërbim. Bankat e tjera kërkojnë 50 lek reja nëse derdh një shumë në arkë kurse Tirana Bank e Samir Manes kërkon 10 mijë lek të vjetra. Vjedhje e hapur për xhepat e varfër të shqiptarëve nga Samir Mane që ka kapur çdo gjë në këtë Shqipëri.

Duket se biznesmeni Samir Mane me të vërtetë ka mundur të blejë apo sigurojë heshtjen e mediave në vend. Një ditë më parë, aktivistët e Organizatës Politike kanë zhvilluar një aktivitet në Tiranë për t’u solidarizuar me minatorët e Bulqizës, që si gjithmonë nuk ka gjetur hapësirë në media.

Pas kësaj, aktivistët kanë mbushur kryeqytetin me shkrime nëpër muret e ndërtesave kundër pronarit të kompanisë “AlbChrome” të cilin e akuzojnë se po shfrytëzon punonjësit e të gjitha bizneseve të tij, në veçanti minatorët në Bulqizë.
“Samir Mane vjedh shqiptarët. Samir Mane shfytëzon punëtorët”– janë disa nga mbishkrimet.
Mirëpo policia e Tiranës nuk ka vonuar dhe ka ndaluar dy prej aktivistëve të cilët po shkruanin mbi mure.

“Pak përpara mesnatës policia e Tiranës kreu aksionin heroik të shoqërimit me forcë të dy aktivistëve të Organizatës Politike të cilët po mbishkruanin disa të vërteta të thjeshta: “Samir Mane shtyp minatorët!”, “Samir Mane vjedh shqiptarët!” etj. Këtij pushteti të dhunshëm dhe honxhobonxho po i vjen fundi. As milionat e oligarkëve, as heshtja mediatike nuk mund ta mbajnë më në këmbë.”– thuhet në një njoftim të kësaj organizate.

Dje kreu i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës foli për situatën e vështirë me të cilën po përballen njerëzit në Bulqizë.
“Të jetosh në Bulqizë… ardhshi e kalofshi shëndoshë e mirë e pini një gotë uji, se ujin e kemi të mirë por gjë tjetër s’kemi atje se qyteti është shumë i varfër, populli është shumë i varfër. Familjarë kanë humbur prindërit, dikush ka humbur babën, dikush ka humbur burrin, nga më të ndryshmet. Edhe gratë kanë rrezikuar jetën, kanë vdekur nëpër stogje. Ka me dhjetëra gra atje që për bukë, për të ushqyer familjen kanë humbur jetën jo në galeri por nëpër stogje.” -tha kreu i SMBB Enton Debreshi.

Ai vazhdoi më tej: “Ndërsa përsa i përket pjesës tjetër, ata nuk pushojnë me presione nga më të ndryshmet. Ata po bëjnë prap presione tek krerët e kësaj sindikate që është krijuar. Filluan tek unë, vazhduan tek Beqiri, po ashtu dje ishte dhe shoku jonë Arxhiri… Po bëjnë presione me vendet e punës, presione nga më të ndryshmet, kjo është e gjitha. Sindikata aktuale që është thjesht po bën presione nëpërmjet Samir Manes, po mburret me vlerat e Samir Manes jo çfarë ka bërë vetë. Samir Mane ka hapur pusin, ka bërë këtë, ka bërë atë, ndërsa për punëtorin s;ka bërë asnjë gjë.

Thjesht i ka ngritur normën, u ka ul rrogën, u ka futur kokën më thellë në pus atje poshtë, i ka rrezikuar dhe jetën siç e tha dhe Beqiri nga gazi hidrogjen. Mbase ju e dini shumica se çfarë do të thotë, hidrogjeni është një bombë atomike, një përqindje e saj atje shpërthen bombën jo më atje që është vatra, burimi, ne jetojmë e punojmë mbi atë gaz. Larg qoftë nëse ai gaz shpërthen atje në galeri, do bëhej një mortje e madhe. Samir Mane do thotë obobo më humbi kromi, kurse ne familjen”.

Minatorët e Bulqizës prej shumë kohësh po hasin vështirësi të depërtojnë në mediat në vend që t’i dëgjohet zëri i tyre. Ata kanë protestuar vazhdimisht dhe kanë kërkuar kushte më të mira pune mirëpo duket se gazetarët jo vetëm nuk e marrin mundimin të shkojnë në Bulqizë, por nuk përdorin as videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale për të mbuluar protestat e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu