“Më rrezikohet jeta në qeli”/ GJKKO pranon kërkesën e “Kep Arapit”, çfarë do ndodhë me të “fortin” e Sukthit

0

Gjykata e Posaçme pranoi këtë të hënë kërkesën e avokatëve të Rexhep Rapit njohur si Kep Arapi për të caktuar ekspert që të kryejnë ekspertizën mjekësore të tij. Arapi pretendon se ka probleme shëndetësore që mund t’i rrezikojnë jetën në qeli.

Rexhep Rapi, nipi i tij Algert Rapi, Devi Gjermëni dhe ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin siguruar kushtet dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e Xhevdet Plakut njohur si “Akili”.

Vrasja e Xhevdet Plakut ishte planifikuar të realizohej më datë 17 shtator 2019, në Durrës, kur ai ishte shoqëruar na komisariat nga oficeri i policisë Dedan Gjoni, me pretendimin se përdorte makinë të blinduar.

Arapi u arrestua në Mars të këtij viti në Rinas, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Apelit Genova, e ka dënuar në mungesë me 7 vjet burgim, për veprën penale “organizimi i emigracionit të paligjshëm”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet.

Në Korrik të vitit 2021, Arapi u arrestua për armë pa leje. Ai u arrestua në lokalin në pronësi të tij në Maminas. Në mars 1991, Arapi u akuzua për vrasjen e një personi për gjakmarrje. Më vonë u lirua për mungesë provash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu