Lulzim Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të dhe as vota shqiptarësh

0

Deputeti i Partisë Demokratike në një lidhje direkte në Klan News ka folur lidhur me zhvillimet e fundit ne Partinë Demokratike. Gjatë fjalës së tij Korreshi ka akuzuar si fajtorë të situatës së vështirë në PD ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Lulzim Bashën.

Ndër të tjera Korreshi u ndal edhe tek ajo që Basha u shpreh se deputetët që po mbështesin Sali Berishën po shkojnë drejt bunkerit të anti-amerikanzimit. Deputeti u shpreh se kishte bindje se Basha nuk ka asnjë lloj marrëdhënie me Amerikën dhe nuk mundet ai t’i akuzojë për anti-amerikanizëm.
“Sot po na nxjerr nga goja sikur ne kemi hyrë në bunkier antia-merikanizmi. Unë nuk e di si i ka marrëdhëniet ai me Amerikën. A ka apo s’ka, se para se të flasësh për të tjerët duhet të shohësh marrëdhëniet e tua. Kam bindje nuk kam dyshime sepse dyshime mund të keni ju. Asnjë lloj marrëdhënie sepse po të ishte ajo minimalisht mund të kishte marrë një kartolinë urimi. Asnjë deri më sot, absolutisht lëre ça mund të ketë ndonjë shok privat. Të gjithë mund të kemi, por asnjë qëndrim me asnjë agjensi, ambasadë, kurrë nuk ka përshëndetur, sepse është një linjë e brendshme që ne duhet ta zgjidhim vetë në Partinë Demokratike.”

Ndërsa sa ju përket ndryshimeve në qeveri Korreshi shprehu sipas tij arsyet sepse Rama i shkarkoi 3 ministret.

“Krifca përderisa nuk merte vesht nga bujqësia dihet se çfarë ndodhi me fondet e IPARD duke bllokuar gjitha fondet. Priste ndonjë promovim, por morri një dackë surratit dhe atë që merritonte sepse bujqësia është në ditën më të zezë. Sa i përket Olta Xhaçkës, dihet se çfarë të ofron investitori strategjik, ulje të taksës, infrastrukturën që të ofron shteti pra dhe kjo është një para që ti nuh ke një konkurencë të ndershme më të tjerët. Vetëm këtu kemi një shkelje edhe pse ata pretendonin ta kishin tokën të vetën. Përsa i përket Evis Kushit, sot ka dështuar sistemi arsimor, universiteti zero absolute. Kemi një tekst ktu, një tekst atje, 4 variante tekstesh pra e kanë bërë çorap. Është një kakofoni ku nuk po merret vesh i pari me të dytin. Ata që po vijnë duhet ti kërkoj në Google të marr vesh se kush janë. Të jem i sinqertë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu