Letra që ‘tronditi’ Serbinë, Kelmendi zbardh prapaskenat – ‘shpërthen’ ndaj Borellit dhe Lajçakut!

0

Po ashtu, Kelmedi përmendi edhe sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, derisa kritikoi ashpër Borell dhe Lajçak për qëndrimet e tyre dhe favorizimin e Serbisë.

“Dënimi i Kosovës me masa ndëshkuese nga BE dhe SHBA u bë temë e diskutimit dhe kritikës nga shumë forca në Evropë dhe në SHBA. Pozita e Kosovës me masat ndëshkuese u rrezikua dukshëm. Serbia u favorizua. BE edhe sot nuk e njeh shtetin e Kosovës. Përfaqësuesit ndërmjetësues të BE-së vijnë nga vendet që nuk e kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Borell dhe Lajçak janë tipik persona pro serbë, këta e dëmtuan shumë pozitën e Kosovës në BE. Prapa nuk mbeti as SHBA me ndërmjetësin, Gabriel dhe ambasadorin Hill të Amerikës në Beograd.

Duke e ndëshkuar Kosovën që po e mbron sovranitetin e vetë, u përkrah shteti serb dhe krimineli Vuçiq”, nënvizoi profesori.

Ndër të tjera, tha se sinjal pozitiv i letrës drejtuar BE-së është se mbrojtën Kosovën dhe kritikuan qasjen e butë ndaj Serbisë.

Ai përmendi edhe disa kritika që u bënë ndaj Borell dhe Lajçak.

“Në letrën që tetë Komisionet e Parlamenteve të BE-së dhe të SHBA-ve, i dërguan Brukselit, Londrës dhe Uashingtonit, thuhet:

“SHBA, dhe BE po ndjekin një politikë të butë në lidhje me Serbinë, kandidates që pret anëtarësimin në BE. Kjo, u bë nga frika se Beogradi mund të orientohet drejt Rusisë, megjithëse Qeveria e Vuçiqit nuk po merr pjesë në sanksionet kundër Moskës”.

E përbashkëta e kësaj është se Kryetarët e këtyre Komiteteve të shteteve të BE-së dhe senatori Bob Menendes nga ShBA kërkuan që të ndryshohet politika ndaj Serbisë. Ata kërkuan masa ndëshkuese dhe parandaluese. Bazë të përgjegjësisë, keqësimit të gjendjes në veri të Kosovës dhe të rrezikimit të paqes në Ballkan e paraqitën shtetin serb. E theksuan kryesisht Beogradin përgjegjës për paqen në rajon.

Kritika në letër, kishte edhe ndaj pozitës së z. Borrell dhe të Lajçak. Këta u vlerësuan të njëashëm dhe pro shtetit serb. Nga BE, Britania e Madhe dhe SHBA kërkohen urgjentisht masa parandaluese ndaj Serbisë”, përfundoi Muhamet Kelmendi per Bota sot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu