Kush po e fiton Durrësin? Publikohen rezultatet paraprake të numërimit të votave

0

Në bashkinë e Durrësit akoma janë numëruar shumë pak kuti votimi në krahasim me numrin e përgjithshëm që kjo bashki ka.

Deri më tani janë numëruar 89 kuti nga 342 gjithsej dhe kandidatja e Partisë Socialiste Emirjana Sako kryeson me 55.90% të votave përkundrejt 44.10% të votave të rivalit të saj Igli Cara, kandidat i ‘Bashkë Fitojmë’.

Nga raportimet mësohet se procesi i numërimit të votave ka vijuar i qetë deri më tani në Durrës.

Deri më tani diferenca mes dy kandidatëve është me 2690 vota. Ndërkohë në Bashkinë e Shijakut janë numëruar thuajse gjysma e kutive dhe deri më tani kryesues është kandidati socialist Elton Arbana me 70.35% të votave, përkundrejt 29.65 % të rivalit të tij nga Bashkë Fitojmë, Rezart Tusha.

Kruja është një tjetër Bashki e këtij qarku ku sërish kryesues është Kandidati i Partisë Socialiste Artur Bushi me 63.02 % të votave kundrejt, 36.96% të votave të marra deri më tani nga kandidati i Bashkë Fitojmë Agron Loka. Deri më tani janë numëruar 21 kuti nga 92 që janë gjithsej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu