Kreu i SPAK, Dumani: Nuk jap infomacione nëse regjistrohet një procedim, humbet befasia e hetimit

0

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Komisionin e Ligjeve për punën e institucionit të drejtuar prej tij përgjatë vitit 2022 dhe është pyetur nga deputeti Pandeli Majko për marrëdhënien me median dhe dhënien e informacionit.

Në këtë pikë, Dumani ka thënë se nuk mund të japë asnjë informacion për çështje që janë nën hetim apo për fillime apo mosfillime të procedimeve penale për shkak të humbet elementi i befasisë së hetimeve.

Pandeli Majko: Nga raportimet e prezantuar prej jush konstatohet se ende, jeni 3 vjet por ne duhet ta vlerësojmë në presionin e pritshmërisë tonë që është edhe pritshmëri e publikut se ka pak proaktivitet nga institucioni juaj edhe nga çfarë konstatohet në varfërimin e komunikimit me publikun, çfarë përfaqëson SPAK. Ju nuk jeni SHISH që duhet të jeni të rezervuar në këtë çështje. Unë nuk ju nxis që t’i merrni banaqet e televizioneve me radhë, por publiku është shumë i interesuar që të dëgjojë përfaqësuesit e institucionit tuaj. A ka diçka që duhet më mirë prej jush?

Altin Dumani: Sa i takon marrëdhënieve me publikun dhe transparenca duhet të sqaroj diçka. Ne mund të japim informacion për çështje të pushuara, të mosfilluara, çështje që dërgohen në gjyq. Çështje të hetimit paraprak ne nuk mund të japim informacion, çështje ose kërkesave që bëhen a u regjistrua procedim penal, unë si drejtues i Prokurorisë së Posaçme kam këtë qasje, nuk jap informacion shtypit dhe medias pavarësisht publicitetit apo ndjeshmërisë që mund të ketë ajo çështje. Si mendoni ju, do i them publikut regjistrova procedimin penal unë? Sepse për të patur një hetim të suksesshëm duhet të kesh, aq sa mund të kesh, befasi. Jo ta ekspozosh do të të hetoj unë ty

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu