KoronaVirusi/ Komuniteti musliman vëndos: Namazi nuk do të falet në Xhami, por në shtëpi

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi anulimin e faljes së namazit nëpër xhami, duke e konsideruar atë një vendim ët duhur në kohën e duhur.

Me një shënim në facebook, Rama shkruan se vendimi i marrë, është mesazhi më kuptimplotë që komuniteti musliman mund t’i jepte mbarë popullit shqiptarë.

Postimi i plotë:

“Kur bie epidemia as mos shko aty ku ka rënë as mos lëviz nëse bie aty ku je”, porosit Profeti Muhamet, paqja e Zotit qoftë mbi të

respekt, respekt, respekt për komunitetin musliman që vendosi anullimin e faljes së namazit dhe të çdo tubimi nëpër xhami

ky është jo vetëm vendimi i duhur në kohën e duhur, por edhe mesazhi më kuptimplotë që komuniteti musliman mund t’i jepte mbarë popullit shqiptar

faleminderit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu