Shkruan Zef Ndreka
Kështu ka ndodhur me mikun e vjetër demokrat Edmond Trako.
Një histori turpi që në nisje por që edhe përfundoi me turp.
Skishte rrugë tjetër.
Në mëngjes herët, para dy-tre muajsh bashkë me Dott.Edmond Trako morën rrugën për tek zyrat e autoritetit të dosjeve. Rrugës mësova se pak ditë më parë, në celularin e Trakos, kishte mbërritur një sms nga një servil i neveritshëm i Bashës, ku jo aludonte, por e akuzonte Doktorin si spiun i ish Sigurimit famëkeq të Shtetit apo si bashkëpunëtor me të, etj etj.
Madje, hiqte paralele me përsonat me pardesy të bardha, duke aluduar për Meksin, Berishën, Pashkon etj, të cilët sipas këtij mase mishtore që vetëm frymon e lëviz, janë njëlloj!
Sigurisht, sms vinte nga Basha, por e shkruar nga ajo copë mishi, një mediokër pa shoq, një provincial nga ato që rrethojnë Bashën dhe që janë një përdorimsh.
Arësye e vetme e sms ishte aktiviteti informues dhe real që Trako ndërmori në disa media televizive, duke qartësuar shumë demokratë që nga koha e themelimit të PD-së, marrja peng e saj nga komunistët si Sali Berisha dhe zgjatuesit e tij si Lulzim Basha.
Për ta intimiduar dhe për ta penguar aktivitetin e z.Trako, i kërkuan haptazi me sms, të pastronte figurën dhe për këtë, i kërkonin letrën e Autoritetit të Dosjeve.
Me të hyrë në zyrën e Autoritetit, për 5 minuta Trako plotësoi formularin e firmosur dhe të qetë e pa asnjë merak u larguam në pritje të pergjigjes.
Më në fund, ja erdhi.
Mund ta lexoje shkruesi i sms, urdhëruesi Basha, të cilët nuk kishin as guxim as kurojo t’ia kërkonin këtë gjë anëtarëve të kryesisë së partisë, duke filluar me më të vjetrin, “të voglin” e saj!
Për mendimin tim, Dott.Edmond Trako më kot e kërkoi atë shkresë, pasi ai kishte një çerifikate të Natos, që është e vleshme edhe sot e kësaj ditë.
Gjithsesi, tani mund ti shohin dokumentet, të gëzohen apo të plasin nga marazi, është punë e tyre.
Por nga një gjë nuk heqin dorë shqiptarët që e ka cilësuar me shumë të drejtë i Madhi Gjergj Fishta:
Me e pas-ta presin!
Mos me e pas-ta njesin!