Shkruan Qamil Gjyrezi
Në teatrin ‘Migjeni’ të Shkodrës u zhvillua një koncert recital i pianistit Marin Gjollma dhe flautistit Elvis Rudi. Koncerti u zhvillua në kuadër të javës kulturore të ambasadës gjermane në Tiranë ose siç quhet: ‘Tetori gjerman’. Aktiviteti ‘Tetori gjerman’ është bërë traditë për prezantimin e kompozitorëve të shkollës gjermane të njohur në historinë e muzikës botërore të të gjitha kohrave. Gjermania në historinë e saj të muzikës ka disa nga kompozitorët, këngëtarët, producentët dhe interpretuesit më të njohur në botë. Gjermania është tregu më i madh muzikor në Evropë dhe i treti më i madhi në botë. Muzika klasike gjermane është një nga më të interpretuarat në botë. Kompozitorët gjermanë përfshijnë disa nga më të arrirët dhe më të njohurit në histori, mes tyre Johann Sebastian Bach, Georg Friedrich Händel, Ludwig van Beethoven, Felix Mendelssohn, Johannes Brahms, Robert Schumann, Carl Maria von Weber, Richard Wagner dhe Richard Strauss ishte ndër kompozitorët që krijoi operën gjermane. Kompozitori më i njohur gjerman i gjallë është ndoshta kompozitori i filmave Hans Zimmer.
Pianisti Marin Gjollma është pedagog në Universitetin e arteve në Tiranë që nga viti 2008. Rrugëtimi drejt përsosmërisë muzikore e shtyu atë të studionte me Profesor Gerard Fremy. Marin Gjollma u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e muzikës në Karlsruhe, Gjermani me Profesor Dr. h.c. Fany Solter. Marin Gjollma është përfqësues i rëndësishëm i shkollës së pianos shqiptare mbas viteve të dhe shquhet për nivel të lartë artistik, muzikorë e intelektual.
Flautsiti Elvis Rudi është përfaqësues i shkollës së fiatit në Shqipëri dhe shquhet për tingull, teknikë, muzikalitet e mendim muzikorë. Flautisti Ervis Rudi ka studiuar në Universitetin e Muzikës në Bukuresht nën drejtimin e Profesor Virgil Franc.
Falë aftësive interpretuse muzikore dhe formimit të lartë akademik dhe eksperiencës pianisti Marin Gjollma dhe flautist Ervis Rudi prezantuan para publikut shkodranë në Teatrin ‘Migjeni’, autorë para-klasikë, romantikë, impresionistë, ekspresionistë dhe modern si: Georg Friedrich Hendel, Sonatë për flaut dhe piano HWV, Robert Schuman, pesë pjesë nga cikli pianistik Pjesë të fantazuara Op 12., Sigfrid Karg-Elert Sonatë për flaut e piano op. 12, Maurice Ravel Sonatinë për piano dhe Albert Franz Doppler, Fantazi pastorale për flaut dhe piano Op. 26.
Sonata për flaut e çembalo apo sot për piano në Do maxhorë e kompozitorit gjerman Geoge Hendel i përket periudhës baroke. Muzika e Handelit është ndikuar nga rrethnat e kohës, arkitektura baroke si ndërtesat me kupola dhe zbukurimet dekorative ishin pjesë e pandashme e mënyrës së të sjellurit midis marëdhënieve në shoqërinë e kohës.
Që nga koha e I-rë e Sonatës Handel që është mjaft e shtrirë dhe deri në kohën e V-të që është e gëzueshme flautist Elvis Rudi dhe pianisti Marin Gjollma luajtën me një tingull të vërtetë barok, teknikë të lartë, stil barok ku dëgjohej ‘energjia’ e kontrapunktit të stilit barok .
Koncerti ishte titulluar: ‘Kontrapunkti, energjia e tingullit të muzikës’. Kontrapunkti është ekzekutim i njëkohshëm i disa melodive të ndryshme ose melodi e veçantë që tingëllon njëkohësisht me temën. Kontrapunkti fokusohet në ndërveprimin melodik , vetëm në radhë të dytë në harmonitë e prodhuara nga ai ndërveprim.Kontrapunkti gjindet në të gjitha veprat e këtyre autorëve, barok, impresionistë-ekpresionistë e modern duke krijuar një gjendje ndërveprimi dhe duke krijuar energji dhe ngjallur interes për dëgjuesin.
Vepra e II-të ishte nga Robert Shuman. Shuman i përket romantizmit të shekullit të dhe është një nga më të rëndësishmit në muzikën botërore.
Shumë vepra të Shumanit u ndikuan mjaft nga veprat e shkrimtarit narrativ të romantizmit Ernst Hofman. Shumë tituj nga veprat e tij pianistike të tij, përkojnë me ato të Hofman. Marin Gjollma është një prej pianistëve që është specializuar në studimet akademike në Gjermani për veprat e Shumanit. Ai lot me një tingull të veçantë veprat e Shumanit, që tingëllojnë shpesh si një poezi.
Në interpretimin e veprave dhe shoqërimit në piano Marin Gjollma bën menjëhere dallimin gjatë lojës nga baroku, tek romantiku, impresionizmi e ekspresionizmi dhe ky fenomen dallohet gjatë interpretimit në stil dhe teknikë, kontraste muzikore.
Pianisti Marin Gjollma luajti në piano duke ‘gjuhësur’ me muzikë, pjesët Des Abends Mbrëmja, Aufshwung, Ripërtritja, Warum, Pyetja retorike Përse, duke pyetur me muzikë gjatë lojës në piano dhe e katërta In der nacht Natë dhe Ende des Lieds, Fundi i këngës, që përmbyll idenë e autorit.
Sonata për flaut e Sigfried Karg Elert ne Si bemol maxhorë ka shëndritje elspresioniste i veshur edhe me ngjyra impresionizmi. Elert ka jetuar midis një periudhe post-romantike e ku po lindnin mjaft rryma të tjera arti.
Koha e parë Idyllisch nicht schleppend, Idilike jo e zvarritur fillon me mjaft dritë e shprehur më pas sikur luan e rikthehet prap tek kërkimi i mëparshëm.
Koha e dytë Ausserst langsam, Jashtëzakonisht ngadalë, lidhet me të parën e këtu hyjmë në një botë tjetër. Koha e tretë Sehr geschwind und leichthin-Mit warme und Innighkeit -Wie-Fruher- Dassselbe Zeitmass, Shumë shkathët e me lehtësi-Me ngrohtësi e brendësi-Si më parë- E njëjta masë, fillon drejt pa shkëputje nga koha e dytë.
Përdorimi i fjalëve në gjermanisht nga kompozitori i jep kuptim muzikës si për interpretuesin dhe publikun. Pianisti Gjollma dhe Elvis Rudi luanin me emocione te ndikuar edhe simbas fjalëve të shkruara nga autori tematika, që ndikonin tek teknika, tingulli, frymëmarrja e virtuoziteti artistik dmth muzika.
Sonata për piano Murice Ravel është shumë e veçantë pasi autori ka përdorur edhe stilin e minuetit barok , por me një frymë mjaft unike të kompozitorit.
Ravel solli një risi të paimagjinueshme në muzikën botërore, duke vënë në funksion të imagjinatës së tij përshkruese, përshtatjen e modeve të lashta frigjiane dorike, shpesh edhe të karaktereve të muzikës baroke, frymëzim nga muzika spanjolle, apo hera-herës bulëzat aziatike orientale.
Tek Fantazia për flaut e Dopplerit hyrjen e ka piano e duket si një akt operistik ku paraqitet një situatë tragjike, gadi një marsh funebër e ku hyrja e flautit është si një vajtim mjaft përshkrues. Mbyllja është triumfuese.
Muzikantët që luajtën në teatrin Migjeni, me lojën e tyre e përmbushën qëllimin për të prezantuar energjinë e tingullit muzikorë, në këtë aktivitet të Tetorit gjerman në Shkodër.
Aktivitete të tilla muzikore janë me shumë vlera për interpretimin e muzikës së vërtetë që kërkon shumë punë, studim e përkushtim të veçantë.
Këta vepra të autorëve të medhenj gjermanë etj, ndikojnë shumë pozitivisht për të ngritur nivelin intelektual të publikut dhe ambientit artistik në Shkodër e Shqipëri dhe për edukimin e muzikantëve të rinj dhe japin mesazhin se duhet të ngrihet ‘niveli i aktiviteteve muzikore’, mbasi e kërkon koha.
Muzika urbane, këngët festivalet, muzika për argëtim në Shkodër janë të pëlqyeshme për publikun, por muzika e vërtetë kërkon studim të thellë e shumë punë.
Publiku shkodranë pjesmarrës i priti shumë mirë instrumentistët nga Tirana. Mendoj se duhet të marrin pjesë, të jenë prezent në këta aktivitete të rinj nga universiteti i Shkodrës dhe muzikantë të rinj shkodranë, mbasi aktivitete të tilla ndikojnë tek formimi muzikorë e intelektual.
Si përfundim po sjelli një thënie të Genine Torres për muzikën gjermane: ‘Sa herë që mendoj për muzikën gjermane, ajo që më vjen shpesh në mendje është përzgjedhja e gjerë muzikës klasike në vend. Dhe sinqerisht, nuk mendoj se mund të më fajësoni mua! Mendo pak, ky është vendi që lindi disa nga kompozitorët e famshëm të botës si Johann Sebastian Bach, Ludwig van Beethoven dhe Richard Wagner. Është gjithashtu shtëpia e lindjes së disa instrumenteve të njohura si fizarmonikë, valdzither, instrument nga Hamburgu dhe mandolinës!
Gjermania është shtëpia, këshjella e muzikës ose simboli i muzikës!