Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Ti shëron…
E ëmbël sa magjepse
Kokëfortë, moj dreqe
Shetitë deri n’pafundsi
Ledhatare, sheqere ti.
Mike e shpirtit, ki nge
Asnjë ditë mos u largo
Më e bukur s’ka se ty
T’mbajë afër,ti shëron.
Krahëletë në çdo qasje
Mrekullisht jeto ndër ne
Kush mbrapsht të afron
Larg tyre, qëndro n’hare.
Dashni moj e dashtun
Krahbardhë ti e ndritur
Jeto dhe bekoi familjet
Në këtë kohë çoroditur.
Kur luajn në emrin tënd
Dikuj që ti bëjnë gjëmën
Shëndërrohu n’egërsirë
Po, hupe këtë soj kërmët.