Vjen në jetë foshnja e aktorit Burak Ozçivit.
Aktori i njohur turk, Burak Ozçivit është bërë baba për herë të parë. Ai dhe gruaja e tij, e cila po ashtu është aktore, Fahrye Evcen kanë sjellë në jetë një djalë të cilin e kanë pagëzuar, Karan.
Siç raportojnë mediat turke foshnja lindi 3 kg e 670 g dhe e gjatë 52 centimetra. Gjatë periudhës së shtatzënisë së Fahryes, çifiti nuk kanë hezituar të publikojnë fotografi, ndërsa ende pa lindur i foshnja i kanë hapur një Instagram.
Po ashtu është raportuar se ata gjatë kësaj kohe patën hequr dorë nga projektet për të iu përkushtuar kësaj periudhe të lumtur të jetës së tyre.