Ja përse edhe në Shqipëri duhet një Lega Nord

0

Shkruan Arben Lagreta

 -Në Shqipërinë  folklorike  nevojat dhe arsyet e krijimit të  një  force  të  tillë   politike rajonale jane  krejt  të  tjera  në  raport me  ato të  vendit fqinj,  Italisë ku Lega Nord u formua në  vitet ‘90 …

 Ashtu si në  mesin e viteve ’90 në  Itali kur Umberto Bossi themeloi “Lega Nord” edhe  Shqipërisë  i duhet sot një forcë  e tillë  politike  por që  do të  ngjasonte me atë  italiane vetëm përsa i takon shtrirjes gjeografike e aspak programit të  Lega Nord të  vendit të  Apenineve.. Por në Shqipë rinë  tonë ende  folklorike gati një soj  si në  kohën e Mujit dhe të  Halilit, nevojat e krijimit të  një  force  të  re politike  që  do të  përfaqësonte  ekzaktësisht  Veri – Perë ndimin  dhe  Veri–Lindjen do të ishin krejt  të  tjera në  raport me vendin fqinj, Italinë .

Sic dihet, një  cerek shekulli më  parë , arsyet e formimit të  këtij formacioni të  ri politik në  Itali lidheshin me  përfitimet e pamerituara  të Jugut të  ashtë quajtur të  dembelëve dhe të  rrogëtarëve  parazitë të Romës në  kurriz  të Veriut  industrial dhe  punëtor të Italisë. Nisur nga këto por edhe arsye të tjera Umberto Bossi pat shpallur me pompozitet ndarjen më dysh të  Italisë  duke themeluar të  ashtëquajturën Republika e Padanias ose shtetin e ri Italian në  Veri që  do t’i shkëputej  cizmes  dhe  në  të  cilin pretendonte  që  të ishte ai vetë  kryetar shteti. Duke tentuar që të popullarizonte këtë program antikushtetues, Bossi pas ngrënë si “pa dashje” një shkop gome kokës nga policia gjatë shperndarjes me forcë të një mitingu të Lega Nord…

ARSYET E FORMIMIT TE NJE LIDHJEJE POLITIKE TE VERIUT

Arsyeja kryesore e një zgjimi të gegërisë nga një gjumë letargjik që i ka rrënjët qysh pas Luftës së Dytë Botëriore. Ose thënë ndryshe është shfrytëzimi me dinakëri i një  farë  naiviteti të  hershëm që  veriorët krahas zgjuarsisë  natyrore ose  më  mirë  gegët në  përgjithësi e kanë  pasur  historikisht në  raport me toskët . Ky fenomen është  vënë  re dhe është  konstatuar  të  paktën qysh  në  shkrime  dhe  kronika  të  kohës së  mbretërimit  të Ahmet  Zogut ku flitej  për  inteligjencë  të  lindur më  të  zhvilluar  të  veriorëve  në  raport me pjesën tjetër të  vendit. Por në  të  një jtë n kohë  krahas kë saj dhuntie natyrore me të  drejtë  vë rehej edhe smira e kë tyre të  fundit pë r një ri-tjetrin dhe dembelizmi. Veti të  cilat vë rehen fort mirë  sidomos të  paktën kë to 27 vjetët e fundit në  Shkodër.

Ndërkohë  që  tek toskët  vërehej por edhe  vërehet edhe sot e kësaj dite, dëshira  dhe vullneti më i madh  për  të  punuar  si dhe  për  të  mbështetur  njëri – tjetrin pa interes. Pra një  solidaritet i dobishëm dhe i ndërsjelltë   ndër  vete që ka një ndikim të madh në një vend ende të  vogë l si Shqipëria ku të gjithë i njohin të gjithë. Sepse nga 4 milionë  e 200 e ca mijë  banorë  që  janë  të  regjistruar jetojnë  në  emigrim më  shumë  se 1 milionë  e 500 mijë  banorë  (!) ose më  shumë  se gjysma e pjesë s më  të  re dhe vitalë  të  popullsisë  së  pë rgjithshme. Aq e vërtetë  është  kjo saqë  në  Tiranë  komunitetet e  skraparllinjve,  tepelenasve  apo përmetarëve jetojnë  në  një  pjesë  të  mirë  të  tyre të  grupuar në  pallate të  njëjtë  ose pranë  njëri-tjetrit. Kjo në  një  kohë  që  qytete të  tilla janë  më  të  vegjël se një  e katërta e lagjeve të  Shkodrës. U nisa vetë m duke marrë  parasysh  pikë risht solidaritetin që  demonstrojnë  këto komunitete që  vijnë  nga qytete të  vogla kurse  për  migrimin e brendshëm  nga  qytete më  të  më dhenj apo me traditë  qyettare si Vlora, Gjirokastra, Korca, Fieri etj.,ekziston i njëjti femomen, pra solidariteti, ku më  shumë  e ku më  pak.

Ndë rkohë , po të  shohim komunitetin jo të  vogël të  shkodranëve që  jane zhvendosur në  Tiranë  nuk ka  kurrfarë  organizimi të  tillë  e  për  këtë  vlen ajo thë nia tipike shkodrane “janë  shpërnda  një  në  Shalë  e  një  në  Shkup”.

Vetë ish komandanti i garnizonit turk me origjine irakiane, Hasan Riza Pasha i cili pat luftuar për mbrojtjen e Shkodrës nga rrethimi serbo-malazez në  vitet 1912-13, nga kujtimet e bashkëkohesve  të  tij mësohet të  ketë  thë në  në  biseda konfidenciale: “Në  të  gjithë  vendet e Perandorisë  ku  kam shërbyer nuk kam parë  kërkund  një  hazret  (smirë  – A.L.) kaq  të  madh sa e kane shkodranët për njëri-tjetrin ose pë r të  tjerë t në  poë rgjithë si.”.  Komenti është  i  tepërt…

E  në  fund,  natyrisht që  të  fituar dilnin dhe vijojnë  që  të  dalin  më  shumë  toskët  sesa gegët për  vetë  vetitë  që  i shpjegova shkurtimisht më  lart sepse  në  një  vend  të  vogë  si Shqipëria  e  atëhershme  dhe e  sotme ku  brenda  kufijve   jetojnë  vetë m 65 pë r qind e shqiptarë ve të  regjistruar ose rreth 300 mijë  vetë  më  pak se në  vitin 1990 (!),  ndikimi është  i drejtpë rdrejtë  dhe i dukshë m edhe  për  një  vëzhgues të  thjeshtë.

Aktualisht një rast tipik i kësaj smire  në raport me politikanët e suksesshëm edhe në arenën ndërkombëtare është ai i Aleksandër Biberajt 10 vjet më parë. Vlen të  nënvizoj faktin se Aleksandër Biberaj është  deputeti shqiptar që është   zgjedhur Zevendës President i Asamblesë  Parlamentare të  Këshillit të  Europës në  periudhën 2005-2008. Ky është  pozicioni më i lartë  që  në j politikan shqiptar është  zgjedhur nga një  organizëm europian. Pikërisht deri në  vjeshtë  të  vitit 2008 kur edhe iu ndërpre mandati pabesisht nga 2-shja Topalli – Patozi me pretekstin se kishte harxhuar më  shumë  dieta  shë rbimi në  udhëtimet e tij në  Strasbourg. (!). A thua mos do të  duhej që  të  shkonte në  këmbë  në  mbledhjet e paparashikuara që  ia diktonte prania e tij si drejtues në Këshllin e Europës.

Natyrisht që  ka përjashtime por e them më  bindje të  plotë  që  janë  në  minorancë  në  raport me ato veti që  përmenda më  lart. Ose është  një lloj si në atë shprehjen: “Më  thuaj një  rast që  e kundërshton  tezën  time  e kam gati të  paktën 30 që  vërtetojnë të kundërtën e saj.”

Duke iu rkthyer aktualitetit në  Shqipëri, si e majta e cila dominohet historikusht nga toskëria ashtu edhe e djathta zyrtare, i shfrytë zuan jo pak milionat që  u dhanë  nëpër fushata elektorale Tomë  Doshi dhe Mark Frroku  në  zgjedhjet parlamentare të  viteve 2005, 2009 dhe 2013 si dhe ato të  zgjedhjeve lokale të  viteve 2007 dhe 2011.

Por kur erdhi puna që deputeti Tomë  Doshi të shpërthente  me  shprehje  si “…Në  polici  ikën  tropojanët  dhe erdhën tepelenasit dhe nuk po i shoh askund shkodranët” si dhe në  atë  shprehjen emocionale në  Parlament për rrëzimin emmazhorancës së  majtë , aty erdhi edhe  divorci ndaj tij i mazhorances…

Figura të  tilla si Shaqir Vukaj dhe Gjovalin Cuni në  Shkodër, Prec Zogaj  dhe Frano Kulli në  Lezhë , Ymer Minxhozi në Dibës si dhe Namik Dokle, Aleksandër Biberaj dhe Afrim Krasniqi në  qarkun e Kukësit  do  të votoheshin me dy duar si nga të  majtët ashtu edhe nga të  djathtët  sepse kanë  provuar konkretisht se nuk i ka joshur pasuria edhe kur kanë  pasur pushtet, kush më  shumë  e kush më pak. Kësaj  lëvizjeje  politike  mund  t’i  bashkangjiteshsin fare mirë  edhe figura të  tilla të  pastra si Dashamir Shehu, ish Zv/Kryeministë r në  vitet 1995-96 dhe Kryetar I LZHK-së , I cili nuk u josh nga pushteti në  vitet 2005-2013 kur partia ku ishte bashkë themelues, PD, ishte në  pushtet dhe si pasojë  e kodit zgjedhor sakrifikoi edhe mandatin e deputetit vetëm e vetëm se nuk iu largua idealit të  një  të  force të  qendrë s së  djathtë  demokratike dhe qytetare. Po kështu në  qytetin e lashtë  të  Durrësit, një  figurë  e pastër e së  majtës do të  ishte edhe gazetari Bashkim Hoxha.

Nëse dikush do të shprehej skeptik përsa I takon moshës së shkuar të ndonjërit që përmenda më lart, do t’I kujtoja një thënie te ish Presidentit të Francës Fransua Miteran për kabinetin e qeverisë socialiste menjëherë pas ardhjes së tij në pushtet në vitin 1981. Vërejtjes për një moshë rreth të 60-tave të ministrave ai iu përgjigj me ironinë tipikë franceze:

“-Keni të drejtë në konstatimin tuaj por ata që janë rreth të 80-tave ose nuk janë mirë më shëndet ose nuk janë më. Prandaj isha i detyruar që të emëroja në këto poste të larta këta të rinjtë.”

Me fjalë të tjera në politikë mosha në prag të pensionit është më e përshtatshmja për pozicione drejtuese e jo si në fshatin tone ku janë bërë minustra dhe kryeministra respektivisht edhe 27 vjecarët edhe 30 vjecarët pa punuar asnjë ditë (!) dhe që natyrisht e kanë pasur mendjen vetëm që të abuzojnë me pushtetin dhe të vjedhin sepse jetën e kishin para….

LIDHJA E  VERIUT  OSE  NJE  E  TRETA  E SHQIPERISE

Një  Lidhje e Veriut që  do të  operonte në  prefekturat e Shkodrës,  Lezhës, Kukësit dhe Dibrës ose në  një  të  tretën e Shqipërisë  do t’i duhej shumë  vendit sepse figura të  tilla të  pastra si ato që  pë rmenda më  lart do t’i rrëmbenin 2 partive kryesore copa të  tëra elektorati pa llogaritur këtu edhe prurjen që do të kishin në kuttë e votimit nga partia më e madhe shqiptare prej mëse 15 vjetësh, ajo e abstenuesve që  kap më  shumë  se 50 pë r qind të  votuesve. Kësisoj kjo forcë  e re politike nuk  është  cudi  që  të bëhe j qysh në  zgjedhjet e ardhë shme parlamentare si Poli I 4-t dhe mbase edhe  forca e 3-të  politike në  vend dhe si e tillë  do të  kondiciononte secilë n nga dy partitë  kryesore.  Vecse  pë r të  arritur deri në  këtë  rezultat  plotësisht  të  mundshëm  duhen  bërë  urgjentisht 2 gjëra të domosdoshme:

Së  pari duhet ndryshuar urgjent dhe nën presionin amerikan ky kod zgjedhor antikushtetues i cili sapo ka mbushur plot një  dekadë  qyshkur u propozua dhe u votua më  urgjencë  për  vetëm 3 orë  në  pralament  në  prill të  vitit 2008 dhë  nën hundër e OSBE-së  si dhe “ekspertëve” vendali të  pushtetit local që  sot na shedin leksione demokracie,  së  bashku  me  rrudhjen e kompetencave të  Presidentit të Republikës.

Dhë së dyti, një  suksesi i kësaj politike rajonale  të  shtrirë  në  një të tretën  e vendit nuk mund  të  arrihet  me njerëz  që  rrinë gjithe ditën  me  një filxhan  kafeje  lagjesh  duke bërë  të diturin, militantin dhe gjithologiun  e as duke fjetur gjumë  në zhegun e verës sic bë jnë  një  pjesë  e mirë  e shkodranëve  të  sodit. Por kjo arrihet  vetëm me  angazhim serioz  të  personave  idealistë   dhe  të  papërlyer  në  batakun 27 vjecar të  politikës  folklorike  shqiptare. Thënë   ndryshe  me angazhimin e  atyre  njerëzve  të aftë e pozitivë të cilëve  deri  tani nuk  u është  krjuar qëllimisht  hapësirë  nga ky sistem i mbyllur kriminal që  nuk lejon qarkullimin e elitave  dhe që  është  dashamirës  vetëm  i  militantëve  injorantë,  dallaverexhinjtë,  hipokritëve, ish zagarë ve të  sigurimit dhe i servilëve të përjetshëm. Sistem i cili është  krjuar dhe zhvilluar hap pas hapi  me vetëdije të  plotë  që në  krye të  herës  nga ata që  e projektuan  qysh me shpalljen e pluralizmit…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu