Ilir Meta akuzon qeverinë: Shqipëria e fundit në rajon, klimë armiqësore për investitorët e huaj

0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur dje akuza ndaj qeverisë. Në rrjetet sociale, ai u shpreh se Shqipëria është e fundit në rajon për ardhjen e investitorëve të huaj dhe të fundit për industrinë prodhuese. Meta tha se kompanitë e mëdha të huaja zgjedhin vendet fqinje përpara Shqipërisë sepse në Shqipëri klima për investitorët e huaj seriozë është armiqësore, korruptive dhe dekurajuese.“Të fundit në rajon për ardhjen e investitorëve të huaj. Të fundit në rajon për industrinë prodhuese. Të fundit në rajon për eksportet e mallrave dhe shërbimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Kompanitë e mëdha të huaja zgjedhin vendet fqinje përpara Shqipërisë sepse në Shqipëri klima për investitorët e huaj seriozë është armiqësore, korruptive dhe dekurajuese. Qeveria ka nxitur vetëm sektorin e ndërtimit, pikërisht aty ku ajo është e përfshirë në interesat për pastrimin e parave të pista të grupeve kriminale. Sipas raportit të Nismës Globale kundër krimit të Organizuar Ndërkufitar vetëm në tre vite 2017-2019 në Shqipëri u pastruan 1.2 miliardë euro në sektorin e ndërtimit. Është e qartë se të gjithë këto tregues që nxjerrin në pah zhvillimin e dobët ekonomik të vendit janë rezultat i një modeli të dështuar ekonomik të Qeverisë, dritëshkurtësisë së saj dhe përzgjedhjes së krimit si aleat dhe jo investitorëve të huaj seriozë në rrugën e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë”, tha ai. Ndërkohë, edhe më herët Meta ka hedhur akuza ndaj qeverisë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale lidhur me krizën energjetike në vend, ai u shpreh se teksa kryeministri vijon lejen krijuese për vjedhje dhe korrupsion, mënyra e vetme e gjetur prej tij për të trajtuar krizën energjetike është të kërcënojë me 4-fishimin e kostove për tejkalimin e fashos së konsumit prej 800kë. Ai tha se këto politika kanë qëllim kryesor të mbulojnë pa-aftësinë e qeverisë.“Në Shqipëri, ku kryeministri artist vijon lejen krijuese për vjedhje dhe korrupsion, mënyra e vetme e gjetur prej tij për të trajtuar krizën energjetike është të kërcënojë me 4-fishimin e kostove për tejkalimin e fashos së konsumit prej 800kw. Sigurisht që regjimet autokratike i pëlqejnë politikat shtrënguese; kufizimet dhe burgjet (Ju kujtohet “burg, burg, burg për fakirët që nuk paguanin dot faturën e energjisë?) Këto politika kanë qëllim kryesor të mbulojnë pa-aftësinë e regjimit për të bërë detyrat më minimale në menaxhimin e ekonomisë në përgjithësi dhe sektorit energjitik në veçanti. Faktet flasin për një realitet të trishtë, por jo të papri-tur, të krijuar nga pa-aftësia, papërgjegjshmëria, grykësia në vjedhje dhe korrupsioni i tejskajshëm, ku fjala dështim është përcaktori i vetëm’, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu