Arkitektët dinakë të projektit të zi 32-vjeçarë

0
Shkruan Zef Ndreka
Shqiptarët janë lodhur nga varfëria dhe politika. Ata historikisht janë “ngopur” me lugën bosh! Luga e përdorur si ushqim për shqiptarët e varfër e të mjerë ka qënë kurdoherë politika. Ka qënë përherë mashtrimi e çoroditja në situata normale e në situata ndryshimesh.
Shqiptarët janë trajtuar njëlloj nga gjithë politikanët duke filluar nga Enveri e duke përfunduar tek Rama. Të gjithë Kryeministrat e Shqipërisë u bënë mjeshtra të fjalëve, mashtrues ordiner të popullit të tyre dhe hajdutë e të korruptuar në kurriz të buxhetit.
Shëmbuj ka plot.
Por sot, më të rrezikshëm për ardhmërinë e vëndit dhe shqiptarëve shfaqet trëkëndëshi Berisha-Meta-Rama.
Këta të tre, me një besëlidhje të pa thyeshme mes tyre, vazhdojnë së bashku të zgjasin ditët e tyre në pengmarrjen e shtetit, kontrollojnë çdo gjë në vënd, të kombinuara me oligarkët dhe me VKM.
Pra, sot është gjetur formula të vidhet më ligj. Vjedhin dhe ndajnë së bashku fitimet.
Sa kohë që trëkëndëshit nuk i këputet një brinjë, ai do mbetët i fortë dhe shqiptarët do të jenë thjeshtë skllever modern!
Treshja e Bermudës vetëm flasin, çorodisin pa pushim. Janë shumë aktiv. Flasin më gjatë se gjithë të tjerët bashkë.
Pushtojnë hollet e hoteleve, tribunat, Parlamentin , mbledhjet e partive dhe strukturave të tyre, takimet e kuvendet, etj.
Këta janë bërë të merzitshëm për popullin, janë bërë të besdisshëm pasi vetëm flasin e vjedhin e nuk bëjnë asnjë punë tjetër.
Këto kanë format e tyre të talljes me popullin, me elektoratin e tyre.
Berisha-Meta-Rama e trajtojmë popullin thjeshtë si dëgjues.
Dhe dëgjuesit nuk kanë emra, por vetëm mbushin mjedisin si dekor . Dekoret për treshën Berisha , Rama dhe Meta, janë mundësi për të folur vetëm ata, sepse vetëm kjo është treshja që i di të gjitha, pa asnjë dyshim!
Por kur mund të ndodhë, që dëgjuesit e marrin fjalën nganjëherë për çudi, treshja me sforcim, kinse për mirësjellje, bëjnë sikur i dëgjojnë.
Kjo është koha e çlodhjes së tyre, për të marrë fjalën e për të folur përsëri për mashtrimin e radhës.
Këta pra, janë arkitektet dinakë të projektit të zi 32- vjeçarë shqiptarëve dhe të vëndit.
Kjo treshe, po ta këtë të mundur pushkatojnë edhe diellin në Shqipëri, vetëm se nuk është i zi!
Sepse kafkave njerëzore iu kanë hequr trurin me veprimet politike të tyre dhe korrupsionin.
Ç’të bëjnë shqiptarët e shkretë ?!
Të veprojnë apo të presin?!
Sigurisht që duke qënë të gënjyer këto kohët e fundit nga Berisha dhe Meta, për revolucionet e shtatorit, po presin.
Por pritja për shqiptarët ka rezultuar të jetë një heshtë e gjatë e ngulur në trupin e Shqipërisë.
Shpesh, them se mjaft kam shkruar!
Ka raste e ndjej brënda vetës se duhet të distancohem paksa , të mos shkruaj për ca kohë për shqetesimet , për mungesat e domosdoshme jetike të popullit. Që të vë në provë fjalët që kam shkruar.
Ka raste e ndjej që duhet të hesht e ti harroj vuajtjet e popullit që i vijnë nga politika e trëkëndëshit të Bermudës, nga keq qeverisjet. Por nuk po mund.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu